Presidenti Macron nga Tirana: Të diskutojmë edhe për zgjerimin e BE-së

Duhet bërë diçka më shumë për integrimin rajonal

Presidenti francez, Emmanuel Macron, nga Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, është shprehur se duhet bërë diçka më shumë për integrimin në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Macron tha se në samitin e sotëm “duhet të jetë një çështje e diskutuar edhe zgjerimi i BE-së.”

Macron: Duhet bërë diçka më shumë edhe për integrimin rajonal që duhet të jetë një çështje e diskutuar edhe zgjerimi i BE-së. Duhet të bashkërendohemi për kërcënimet ë vijnë nga jashtë, gjithçka që mund të sjellë konkurrencë të pandashme. Të gjithë po japim dhe marrin me tarifat e SHBA-ve. Do të jemi më të fortë po të rrimë së bashku. 700 milionë konsumatorë, do të  jemi shumë më mirë dhe shumë më të aftë për të përballuar konkurrencën nga Azia.

Unë sugjeroj që të bashkërendojmë punën tonë edhe për çështje të unitetit ekonomik në nivelin e CPE. Jemi në një pikë në kohë ku duhet t’i dalim për Zot situatën. Rreziqet janë të pranishme dhe CPE na ndihmon të shtrihemi nga pikëpamja ushtarake, gjithashtu sigurisë dhe ekonomisë. Është koha të ngrit një sekretariat që mund të bashkërendojë këto aktivitete në kuadër të CPE dhe ndoshta të kemi këtu edhe pranin e KiE. Kjo do të ishte e dobishme.

Nga Tirana, Macron tha se Putin nuk e do bashkëpunimin, dhe se duhet këmbëngulur për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

“Edi, iu referove rilindjen ilumunizmit, jemi këtu sot në kohëra ku jetët e vendeve tona i sjell pak seriozitet këtij takimi duke patur parasysh sa e lartë është steka. Ka një sfidë të gjithë sigurisë së Europës dhe të mbledhurit përtej BE.

Dhe kjo na jep shansin e një kontinenti më të gjerë. Të përballemi me sfida. Përparësia politike është gjeostrategjike, ka edhe kërcënime të unitetit.

Zelensky e di sa shumë jemi krah tij solidarë. Është e rëndësishme të mbështetet armëpushimi, Rusia nuk e do kete armepushim oret e fundit . Rusia duhet t’i kthehet diskutimeve duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, u shpreh Macron.

Publikuar nga Publik Media