Publik News Albania

Prodhonin veshje false të marka luksoze, arrestohet “koka” e grupit

Dy fabrika të mëdha që prodhonin veshje dhe i shisnin në treg, sikur të ishin veshje origjinale të markave të njohura ndërkombëtare, janë zbuluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Koka e grupit që koordinonte këtë skemë është një turk, Ozkan Sulun, i cili ka rënë në prangat e policisë. Ai ishte në krye të gjithë kësaj skeme, ku sillte veshje kontrandanë kryesisht në vendin tonë.

Të gjitha veshjet, magazinoheshin në dy fabrikat gjigande të vendosura në rrugën e Arbrit, fshatin Brrar në Tiranë, ku më pas iu stampoheshin logo të markave të famshme. Në pamje dallohet i gjithë ambienti i fabrikave dhe pajisjet me të cilat veshjeve iu stampoheshin, logo të markave si Hugo Boss, Calvin Clain, Air Jordan, Tommy Hilfiger, Balenciaga, Valentino, Dolce Gabana, Prada, Emporio Armani, Philip Plein, Moncler, Adidas, Reebok, ndër më luksozet dhe më të kërkuarat në treg. Më pas, këto veshje të falsifikuara përdoreshin për furnizimin e tregut me mallra të paraqitura si origjinale (kryesisht në Tiranë dhe qytete të tjera), duke mashtruar konsumatorët.

Është hera e parë që zbulohet magazinë që e bën prodhimin e rrobave këtu në Shqipëri, pasi më parë veshjet vinin të importuara dhe stampoheshin këtu.

Në pranga kanë rënë katër persona mes tyre Luan Haka, Ali Bushati, Xhuljo Lecaj, administratorë të fabrikave, dhe Arjan Hida qiradhënësi i pronave. Mësohet se Luan Haka, ka qenë ish-kandidat për deputet i PD në 2021, si edhe kandidat për kryetar bashkie në Dibër në zgjedhjet e pjesshme lokale të 2022. Po ashtu, në kërkim është shpallur edhe djali i tij, Lindion Haka, i cili po ashtu është administratori i një prej fabrikave. Ndërsa në gjendje të lirë po hetohen 4 punonjës.

Sipas Policisë së Shtetit, operacioni i koduar “Fake Star 5” u finalizua pas grumbullimit të informacioneve në terren mbi veprimtarinë kriminale që zhvillohej në fshatin Brrar, në Rrugën e Arbërit. Në dy magazinat e përfshira, veshjet e kontrabanduara ruheshin dhe më pas iu vendoseshin logo të rreme të markave të njohura ndërkombëtare.

Dy fabrikat ishin të pajisura me linja të plota makinerish për qepje, printim dhe stampim. Në përfundim të operacionit janë sekuestruar sasi të mëdha veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Me veshje të tilla me logo fake të markave të njohura, qytetarët ndeshen çdo ditë në treg. Ky fenomen ka tërhequr edhe vëmendjen e qeverisë, e cila synon që shitja e veshjeve apo mallrave të imituara si të ishin firmato të ndalohet dhe dënohet me ligj. Drafti i qeverisë ‘Për Markat Tregtare’ është depozituar në Kuvend që prej muajit shkurt.

Projektligji parashikon që pronarët e markave të regjistruara të kenë të drejtën të padisin imituesit dhe të kërkojnë sekuestrimin e mallrave, si dhe dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përdorimi i paautorizuar i logos së tyre. Sipas relacionit shoqërues, rastet e abuzimit me markat janë në rritje dhe po dëmtojnë rëndë si tregun, ashtu edhe interesin e konsumatorëve.

Të arrestuar
Luan Haka
Ali Bushati
Xhuljo Lecaj
Arjan Hida
Ozkan Sulun
Në kërkim
Lindion Haka

Recent Posts

  • Publik News Albania

Arrestohen tre të rinj që shisnin bileta të Shqipëri-Serbi

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, pas zbulimit të një skeme të…

6 minutes ago
  • Flash News

Punonjësi i Gardës së Republikës, gjendet i pajetë në automjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se një punonjës…

1 hour ago
  • Denoncime

Punonjësi i Salillarit merr leje për park fotovoltaik 82 mln euro

A fshihet oligarku Pllumb Salillari pas Albania Solar Power dhe emrit Engjëll Agalliu ? Nga…

1 hour ago
  • Statusi Publik

Sadushi plan për eliminimin antikushtetues të gjyqtares Bejtja

Nga Landi Çela Skema për kapjen e Gjykatës Kushtetuese  Publik.al | veting | 5 Qershor…

10 hours ago
  • Sport

Si po grabiten tifozët me biletat në treg të zi

Fillojnë arrestimet e para  Një ndeshje, një kaos: Shqipëri–Serbi më 7 qershor 2025 në Tiranë…

13 hours ago
  • Denoncime

Rama qeras Pacollin dhe Agron Çelën me dy dhurata rezidenciale

Velipoja për Çelën, Vlora  Pacolli Në një ceremoni që kishte trajtën e një konkursi ndërkombëtar,…

13 hours ago