Flash News

Prokurori: Kopshtari nxori trupin e Prengës nga ‘Range Rover’

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit po vijon rigjykimi për kopshtarin e kompleksit ‘Golden’ në Shijak, Festim Bexhdili, i akuzuar si pjesë e grupit që organizoi, rrëmbeu dhe zhduku pa gjurmë trupin e Jan prengës, më 17 janar 2020, nga Kamza deri në kompleksin luksoz.

E gjitha kjo ndodhi si shenjë hakmarrjeje për vjedhjen e një sasie kokaine nga vëllai i viktimës në Angli.

Avokati i tij, Ilir Murati, kërkoi që të shikohen pamjet e kamerave të sigurisë së kompleksit, që bënë edhe zbulimin e krimit, në sallën e gjyqit.

“Kemi konstatuar një gabim të organit të procedurës në interpretimin e pamjeve filmike”, tha ai mes të tjerash në kërkesën e tij në GJKKO.

Murati hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për interpretim të pasaktë të pamjeve filmike të sigurisë.

Sipas tij, në orën 18:29, Bexhdili ndodhej në këmbë dhe nuk ishte ngjitur në automjetin tip Mercedes Vito, që dyshohet se transportoi pengun. “I mbrojturi im nuk ka qenë në atë makinë kur ajo u nis në 18:30. Ai ka ndihmuar vetëm në transferimin e Jan Prengës nga Range Rover-i në makinën tjetër, por nuk ka marrë pjesë në veprime të mëtejshme,” deklaroi Murati, duke kërkuar një rishikim të plotë të pamjeve filmike.

Nga ana tjetër, SPAK këmbëngul se Bexhdili ka pasur rol aktiv dhe të qëllimshëm në veprimet pas rrëmbimit.

“I pandehuri ka nxjerrë trupin nga makina dhe e ka mbështjellë me qese të zeza. Nga provat tona, rezulton se është larguar nga kompleksi dhe më pas është kthyer për të vijuar veprimet,” deklaruan përfaqësuesit e prokurorisë.

Procesi gjyqësor mbetet i hapur, ndërsa trupi gjykues pritet të vendosë mbi vlefshmërinë e provave dhe përgjegjësinë e Bexhdilit në këtë ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik.

Në këtë kuadër mësohet se është shoqëruar për t’u pyetur edhe i dyshuari tjetër për ngjarjen Aldo Majnishta, në cilësinë e dëshmitarit.

Bexhdili akuzohet se ishte pjesë e grupit ku ka dhe dijeni për zhdukjen e trupit të Prengës dhe të vendit se ku është hedhur apo groposur. SPAK nga hetimet ka deklaruar se Prenga është vrarë gjatë torturave dhe më pas trupi u zhduk pa gjurmë, për të mos lënë prova.

Gjykata e Lartë prishi vendimin e dënimit me burg përjetë për Festim Bexhdilin, duke e kthyer çështjen për rigjykim, teksa ky i fundit pretendon se nuk ka marrë pjesë në krim. Por sipas SPAK ai e di vendin ku u dërgua trupi, pasi ka qenë pjesë.

Për ngjarjen janë të dyshuar si organizatorë dhe autorë Gentian Funiqi, (Doçi), Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri, ky i fundit pronar i kompleksit “Golden” ku ndodhi dhe krimi.

Recent Posts

  • Flash News

Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Greqi

Dhunoi punonjësin e bashkisë së Athinës Është arrestuar shqiptari Romeo Nazifi, i cili ishte shpallur…

29 minutes ago
  • Bota

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do të mbeteni pa asgjë!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se…

1 hour ago
  • Bota

Izraeli kërkon eliminimin e lidershipit iranian, ja pse pikërisht tani

Një goditje e mirëllogaritur apo një gabim i rrezikshëm? Sulmi i Izraelit ndaj Iranit jo…

1 hour ago
  • Flash News

KAS merr vendimin, do të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë…

1 hour ago
  • Denoncime

Rama shpall Lori Hoxhën investitore strategjike

Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë Lori Hoxha, një nga trashëgimtaret e ish-pronarit të…

2 hours ago
  • Publikisht(OP-ED)

Bota e çuditshme e drejtësisë

Klodian Tomorri Meta dhe Veliaj në burg pa akuzë zyrtare. Beci? I pandehur prej vjeshtës,…

2 hours ago