Prokuroria and Tiranës pushon çështjen ndaj kreut të AMP

Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për rastin e kreut të AMP, Florjan Sulejmani.

Gjykata e kryeqytetit e shfuqizoi masën e pezullimit nga detyrea ndaj kreut të AMP.

Prokurori  Eni Çulli dhe gjyqtari Ilirjan Hysa, të cilët përdorën funksionin e magjistratit, duke i bërë shantazh kreut të AMF, Florian Sulejmanit, për të cilën sajuan një çështje penale si dhe e pezulluan nga detyra, vendim i cili u hodh poshtë nga gjykatat në Tiranë si i paligjshëm. Për dy magjistratét pritet të nisë edhe procedimi disiplinor, pasi u bënë pjesë e intrigave në policise së Shtetit kundër kreut të AMP.

Prokuroria e Tiranës i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë pushimin e hetimit ndaj kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, pasi nuk ka vepër penale. Vendimi vjen disa ditë pas skandalit të paprecedentë të Gjykatës dhe Prokurorisë së Beratit, të cilët hetuan dhe pezulluan nga detyra drejtuesin e një institucioni të krijuar me një ligj të veçantë.

Absurditeti i hetimit dhe pezullimit konsistonte se Sulejmani kishte transferuar në detyrë disa punonjës të AMP-së, transferim i cili parashikohet edhe në ligjin apo kompetencat e drejtorit të kësaj Agjencie.

Nga analizimi i fakteve me ligjet dhe kodet e shtetit shqiptar rezultoi se pezullimi dhe masa ishte një shkelje e hapur e të gjithë praktikës nga drejtësia e Beratit, madje ngjasonte me një lloj përdorje e prokurorisë dhe gjykatës për interesa tepër të ngushta dhe personale. Por, kur çështja u transferua në Tiranë, organit të akuzës së kryeqytetit iu deshën vetëm disa ditë që, të kërkonte heqjen e pezullimit dhe më pas të kërkojë pushimin e hetimeve.

DOKUMENTI Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e hetimit ndaj kreut

Faksimile: Vendimi i Prokurorisë së Tiranës që i kërkon Gjykatës pushimin e hetimeve ndaj kreut të AMP-së

 Prokuroria e Tiranës thotë se në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.2823, të filluar në datën 25 prill në ngarkim të shtetasit Florian Sulejmani, i dyshuar për veprën penale shpërdorim detyre, ka rezultuar se Prokuroria e Beratit, me një urdhër të datës 12.10.2024 ka urdhëruar kryerjen e regjistrimit të procedimit penal me numër 613, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, mbi bazën e të dhënave të marra me iniciative.

“Me vendimin për ndarjen e çështjes të datës 9 prill 2025, është ndarë procedimi penal në ngarkim të shtetasit Florian Sulejmani, duke e numërtuar atë 613\1, të vitit 2025. Prokuroria e Beratit ka hetuar transferimin e oficerëve të shërbimeve të policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, duke vlerësuar se kjo prokurori se transferimi i tyre është bërë në kundërshtim me ligjin me numër 25 të vitit 2019, “për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë gjyqësore, duke dëmtuar interesat e ligjshëm” thuhet në këtë vendim.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, “në kushtet kur personi nën hetim ka ndjekur një praktikë të konsoliduar administrative konkludohet se mungon dashja si element i anës subjektive të veprës penale”. Pra e shkruar mjaft qartë se procedura e ndjekur është vetëm adminsitrative dhe s’ka vepër penale! Ku e gjeti veprën Prokuroria dhe Gjykata e Beratit?!

DOKUMENTI Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e hetimit ndaj kreut

Faksimile: Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës i është drejtuar Gjykatës, pasi nga hetimi nuk ka vepër penale

Prokuroria thotë  se në rastin objekt hetimi mungojnë elementët objektiv dhe subjektiv të veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, pasi mungon kundërligjshmëria e veprimit të kryer, pasoja (dëmtimi i interesave të personave privat apo shtetit) si dhe dashja për kryerjen e veprimit të kundraligjshëm.

“Për të gjitha sa më sipër arrihet në konkluzionin që fakti nuk përmban elemente të veprës penale apo të ndonjë vepre tjetër penale të kryer nga drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Sa më sipër çështja penale në ngarkim të tij për veprën penale të parashikuar dhe duhet të pushohet pasi jemi përpara rastit të parashikuar nga neni 328, fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale. Për këto arsye, kërkoj pushimin e procedimin penal” shkruan prokurori Valentin Preçi.

Publikuar nga Publik Media