Protesta e opozitës, policia blindon hyrjen në qendrën e Tiranës

Video nga protesta


Teksa PD ka vendosur të mbajë protestën e saj pranë Bulevardit të Ri për masakrën zgjedhore të 11 majit, ku përmes makinacioneve të mazhorancës në pushtet, Rama arriti të grabiste votat, me urdhër të këtij të fundit Policia jo vetëm që nuk ka dhënë leje për protestën, madje ka bllokuar edhe hyrjen e qendrës së Tiranës.

Gardhe të shumta metalike janë vendosur që te Ministria e Drejtësisë, ndërsa forca të shumta policore po ruajnë perimetrin në mënyrë që askush të mos i afrohet qendrës, aty ku mbahet edhe samiti evropian.

Rruga ‘Fortuzi’ dhe kryqëzimi që lidh këtë rrugë me Ministrinë e Drejtësisë, është bllokuar nga forcat e rendit.

Teksa liderët e Bashkimit Europian dhe jo vetëm janë mbledhur në qendër të Tiranës, opozita ka vendosur të protestojë për atë që ajo e cilëson vjedhje të zgjedhjeve.

Rreth orës 17.00 demokratët u mblodhën te Bulevardi “Zogu i Parë”, por kufizimi i qarkullimit dhe efektin e vet. Pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët, më tepër simbolike. Të pranishëm në protestë kanë qenë një pjesë e madhe e atyre që morën mandat, si dhe qytetarë të ndryshëm.

Të pranishëm janë Noka, Këlliçi, Balliu, Tabaku, Boçi, Gjekmarkaj dhe figura të tjera të PD. Deri tani protesta ka nisur me nota të qeta, nën “moton”: Poshtë diktatura, Duam votat tona, Edi Rama kriminel.

Ajo që bie në sy është se mungon lideri Sali Berisha, i cili mund t’i bashkohet protestës me vonesë. Ai ka qenë në Bruksel dhe u nis pasdite me avion.

Kush ka future duart duke deformuar votën e shqiptarëve, të jeni të bindur se do të përballen me ligjin. Do të bëjmë të njëjtën gjë që bëmë për zgjedhjet e 2023-it. Do të faktojmë manipulimin zgjedhor dhe do të pyesim ku është Edi Rama pas 7 muajsh apo 1 viti? Të jeni të bindur për këtë”, tha Këlliçi.

Në vijim ai theksoi se natyrisht edhe PD mund të ketë gabimet e saj dhe do të bëjë analizën e saj, pork jo do të ndodhë pasi të publikohet edhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR përe zgjedhjet.

Ne do të bëjmë analizën tonë, do të shikojmë ku kemi gabuar, janë kandidatët apo program, por këtë do e bëjmë pas raportit përfundimtar të ODIHR për zgjedhjet”, tha Këlliçi.

Publikuar nga Publik Media