Protesta më 17 prill, Berisha zbardh skenarët e opozitës

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Opozita shqiptare ka njoftuar zhvillimin e një tjetër proteste kombëtare më 17 prill në Tirana, duke sinjalizuar përshkallëzim të aksionit politik kundër qeverisë.

Kreu i PD, Sali Berisha, ka paralajmëruar se protesta mund të shoqërohet me forma të forta reagimi, përfshirë bllokimin e akseve rrugore dhe hapësirave publike kryesore në kryeqytet.

Sipas tij, këto masa synojnë të rrisin presionin ndaj qeverisë dhe të japin një mesazh të qartë politik për situatën në vend.

“Ndaj unë u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që më 17 prill është dita e tyre, ora e tyre dhe t’i tregojmë vendin këtij regjimi antishqiptar që po vjedh sa asnjë tjetër në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se protesta do të jetë një moment i rëndësishëm për qytetarët që, sipas tij, ndihen të zhgënjyer nga qeverisja dhe kërkojnë ndryshim.

Organizatorët pritet të bëjnë publike në ditët në vijim detajet e plota mbi itinerarin dhe skenarin e protestës.

Publikuar nga Publik Media