Screenshot
Prindërit e Martin Canit, djalit që u vra tragjikisht pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, kanë protestuar përsëri, duke kërkuar drejtësi për humbjen e djalit të tyre.
Babai i 14-vjeçarit, i prekur thellë nga ngjarja, deklaroi se familja e tij po përballet me një traumë të madhe dhe net të pagjumë.
“Kemi dy muaj që përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim nga institucionet. U bëj thirrje të gjithë prindërve që të bashkohemi, pasi fëmijët janë mbi gjithçka. Nuk flemë gjumë, po përjetoj një ngjarje tragjike, kemi një traumë tepër të madhe. Na ka kapur frika, u bëj thirrje institucioneve që të na dëgjojnë. Prokurorja më tha se do të kemi një përgjigje e ka vetëm heshtje. Heshtja vret”, – tha ai.
Ndërkohë, nëna e Martin Canit kërkoi vetëm drejtësi, duke theksuar se asnjë institucion nuk e ka kontaktuar deri më tani.
“Kërkoj vetëm drejtësi. Askush nuk më ka kontaktuar. Mesazhet e mia i kam bërë publike dhe dua vetëm drejtësi”, – u shpreh ajo.
Prindërit vazhdojnë të kërkojnë një përgjigje për ngjarjen tragjike që u mori jetën djalit të tyre, duke kërkuar reagimin e institucioneve përgjegjëse dhe drejtësi për humbjen e tyre.
Heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj që e përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim, as nga prokuroria, as nga shkolla, dhe as nga shëndetësia, sepse Martini bëri xhiron e madhe të Tiranës për arsye se Spitali Ushtarak nuk kishte asnjë makineri për t’i mbajtur zemrën atij. U bëj thirrje fëmijëve shqiptarë, të bashkohemi për kauzën. Ka ardhur fundi. Fëmija është mbi të gjitha. Nuk kam fjalë, por përjetojmë një ngjarje tragjike, kemi një traumë të madhe. I bëj thirrje prindërve, institucioneve… sepse na ka kapur frika. Njëherë më ka shkuar në Prokurori dhe prokurorja më tha që do t’i shkojmë deri në fund. Por kanë kaluar dy muaj dhe asgjë,
Erion Veliaj e shikon diellin me dylbi nga qelia VIDEO ndërsa Erion Veliaj vijon të…
Edmond Leka zhbën historinë për një 19-katëshe në “Ali Demi" Një tjetër kullë po përgatitet…
Guvernatori Sejko dhe drejtues të Bankës së Shqipërisë në lupën e SPA Dosja e mikrokredive…
Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës…
I riu belg ra nga Jet Ski dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën!…
Erion Veliaj prej ditësh ka filluar ka filluar të lëshojë “mesazhe të koduara” përmes TikTok-ut,…