Një nga emrat më të përfolur para nisjes së spektaklit Ferma VIP, reperi Fero, nuk u bë pjesë e garës, pavarësisht pritshmërive të larta.
Sipas burimeve për mediat rozë, artisti kishte zhvilluar bisedime konkrete me produksionin dhe konsiderohej si një nga hyrjet më të sigurta në këtë format.
Megjithatë, në momentet e fundit marrëveshja nuk u finalizua, për shkak të mosdakordësive në aspektin financiar.
Ndërkohë, spektakli ka startuar me një kast të njohur personazhesh të showbiz-it shqiptar.
Pjesë e aventurës janë emra si Jonida Maliqi, Soni Malaj, Malbora Gurra, Romir Zalla, Akil Varfi, Mimoza Ahmeti, Sara Karaj, Blerina Bajko, Fabiola Elezaj dhe Indri Shiroka.







