Pse kandidoj më 11 maj?

 

Jam Dritan Sejko

dhe kjo garë nuk është nisje, por vazhdim i një rruge kundër padrejtësisë. Dikur student që sfidova diktaturën, sot hyj në betejë për një Shqipëri që po boshatiset, për të rinjtë që po ikin, për qytetarët e ndershëm që ndihen të braktisur.

Nuk mund të hesht përballë një sistemi që mbron të fortët dhe jo të drejtët. Kam punuar në sektorin privat, jam angazhuar për Çështjen Çame dhe e di: ndryshimi nuk vjen nga fjalët, por nga veprat!

Nuk premtoj mrekulli, por ndershmëri, përkushtim dhe zë për ata që nuk dëgjohen. Shqipëria ka potencial – i mungon vetëm vullneti politik. Le ta rikthejmë bashkë!

Më 11 maj, votoni për një Shqipëri që nuk dorëzohet. Votoni Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

Zgjidhni Dritan Sejkon!

Pse kandidoj më 11 maj?Kjo nuk është thjesht fushatë – është një betejë morale për të ardhmen tonë.

#VotoDritanSejko #PD #ZëriQytetarëve #AleancaPërShqipërinëMadhështore #Zgjedhjet2025

Publikuar nga Publik Media