“Noc Rrokun” për qytetarët, 110 Milionë Euro për Becchettin, dhe opozita në gjumë
Prej dy ditësh, Publik Media, përmes platformave të saj Publik.al dhe Publik News Albania, dhe të gjitha profilet në rrjetet sociale po përballen me sulme të vazhdueshme online nga individë dhe grupe që duket se janë të shqetësuar nga linja jonë editoriale e pavarur dhe denoncimet që kemi bërë kundër korrupsionit, abuzimeve me tendera dhe shpërdorimit të fondeve publike. Para intersit publik dhe të vërteva ne nuk vëmë dot as Ramën as Berishën as cilindo që abuzon me të ardhmen e fëmijëve tanë.
Këto sulme, qofshin në formën e fyerjeve apo tentativave për të diskredituar punën tonë, apo raportime fake, nuk janë asgjë tjetër veçse një dëshmi e fuqisë që fjala e lirë dhe gazetaria e ndershme sado e vogël qoftë, kanë ndaj atyre që preferojnë errësirën mbi transparencën.
Ne nuk do të frikësohemi dhe as të ndalemi. Publik Media është dhe do të mbetet një zë i qytetarëve, një platformë që mbron interesin publik dhe i qëndron besnike parimeve të saj për t’i shërbyer së vërtetës.
Për ne, gazetaria nuk është një instrument propagande, por një mision për të ndriçuar të keqen dhe për të kërkuar llogari nga ata që abuzojnë me pushtetin.
Kërkojnë të heshtim sepse i kemi vendosur përballë pasqyrës së së vërtetës. Nuk do ia dalin. Qytetarët dhe lexuesit shqiptarë e njohin mirë betejën tonë dhe na mbështesin edhe me denoncime dhe informacione pikërisht sepse kemi zgjedhur anën e duhur: anën e së vërtetës dhe të drejtësisë.
Për të gjithë ata që përpiqen të na censurojnë, kemi vetëm një mesazh: sulmet tuaja vetëm sa na forcojnë më shumë. Transparenca dhe llogaridhënia janë armët tona më të fuqishme, dhe ato nuk do të mposhten nga sulmet tuaja të ulëta.
Faleminderit të gjithë lexuesve dhe mbështetësve që vijojnë të na qëndrojnë pranë. Vazhdoni të na ndiqni dhe të na përkrahni në këtë mision. E vërteta nuk heshtet!
Redaksia e Publik Media