Publikimi i të dhënave, avokati: Censi shkërrmoqi propagandën e qeverisë

Avokati Gentian Serjani tha se me publikimin e censit bie poshtë propaganda që Tirana ka një zhvillim të madh për sa i për ketë popullsisë, pasi nga 2011 jemi më pak se 10 mijë banorë më shumë.

Serjani gjithashtu tha se ka përplasje mes  shifrave të censit dhe Ministrisë së arsimit, pasi sipas shifrave të kësaj të fundit janë 11 mijë fëmijë egjiptianë që marrin librat falas ndërkohë censusi tregon se janë gjithsej 12 mijë egjiptianë.

“Në këto vite në po themi se Tirana po mbi popullohet, është rritur por shifrat tregojnë se nuk ka ndonjë rritje të madhe, pra nga 20211 deri në 2023 kemi vetëm 9148 banorë më shumë, pra bie poshtë ajo propaganda që kemi pasur rritje të madhe ne Tiranë, por nuk reflektohet në shifra. Për sa i përket shifrave mund të themi se ka një lloj përplase të vetë shifrave zyrtare. Nëse do ti referohemi minoriteteve. Po të shohim minoritetin Egjiptian kemi një katërfishim të numrit, por po ti referohemi shifrave të Ministrisë së Arsimit vetëm fëmijë që marrin libra falas janë 11 mijë, ndërsa shifrat tregojnë 12 mijë egjiptian” tha Serjani i ftuar në Review.

Në Shqipëri janë 2 402 113 banorë! Të dhënat janë publikuar zyrtarisht nga drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli. Në një dalje për mediat, ajo bëri me dije se nga këto 2 402 113 banorë, janë 755 950 familje me madhësi mesatare, me 3.2 anëtarë për familje të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.

Ishte parashikuar që Censi i Popullsisë dhe Banesave që u zhvillua vjet, të publikohej në 19 qershor, por më pas u shty pa dhënë një motiv. Mirëpo, kjo vonesë për opozitën ka qëllime të fshehura. Sipas tyre, e gjitha bëhet për të fshehur rënien e popullsisë, madje nuk munguan as akuzat për falsifikim të të dhënave.

Censi i fundit i realizuar në Shqipëri ka qenë në 1 tetor 2011, ku popullsia e Shqipërisë ishte 2 821 977 banorë, pra përgjatë këtyre viteve ka pasur një tkurrje, me të paktën 400 mijë persona. Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 është Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.

Publikuar nga Publik Media