7 milion qytetarë do të votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri të Shqipërisë dhe forcën politike që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi
Ora 13:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar pjesëmarrjen në votime në rang vendi deri orën 13:00.
Sipas raportimeve nga 2639 nga 5225 qendra votimi në total, pjesëmarrja kombëtare është regjistruar në 26.55%, duke shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ku në të njëjtën orë ishte 31.52%.
Sipas qarqeve, pjesëmarrja më e lartë është shënuar në Tiranë me 30.02%, e ndjekur nga Dibra me 28.93% dhe Kukësi me 27.26%. Në anën tjetër, Vlora vijon të ketë pjesëmarrjen më të ulët me vetëm 19.18%. Në qytetin bregdetar po mbahet edhe gara sportive e Giro d’Italia, e cila ka ‘paralizuar’ një pjesë të qarkullimit. PS ka kërkuar shtyrjen e orarit të votimit në qarkun e Vlorës, deri në 22:00. Celibashi tha se mbi këtë kërkesë do duhet të merret një vendim, nga Komisioni Rregullator.
Në të gjithë vendin janë ngritur 5.225 qendra votimi dhe 93 qendra numërimi, ndërkohë që në njësinë nr. 10 në Tiranë dhe në Vorë aplikohet si projekt pilot votimi dhe numërimi elektronik.
-Ora 12:00
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 12:00 ka qenë 26.26%.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2099 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani kanë votuar 373008 nga 1420472zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 12:00, përqindja e votuesve ka qenë 31.52%
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 12:00 ka qenë 23.03%.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 3621 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani kanë votuar 557424 nga 2420450 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 12:00, përqindja e votuesve ka qenë 27.24%.
Deri në orën 12:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 22.37% të votuesve.
Qarku i Tiranës ka regjistruar pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje, me një përqindje prej 25.13% të zgjedhësve që kanë votuar deri në mesditë. Në Tiranë, 136,564 zgjedhës kanë votuar deri në këtë orë. Ndërkohë, Qarku i Vlorës ka shënuar pjesëmarrjen më të ulët, me vetëm 16.29%, ku 27,563 zgjedhës kanë votuar.
Duket sikur votuesit në Vlorë kanë zgjedhur të shohin “Giro d’Italia”, e më pas t’i drejtohen kutive të votimit.
Pjesëmarrja e qarqeve të tjera është si më poshtë:
BERAT: Pjesëmarrja është 21.49%, me 19,654 zgjedhës që kanë votuar.
DIBËR: Pjesëmarrja është 25.04%, me 13,745 zgjedhës që kanë votuar.
DURRËS: Pjesëmarrja është 20.68%, me 43,120 zgjedhës që kanë votuar.
ELBASAN: Pjesëmarrja është 22.83%, me 38,298 zgjedhës që kanë votuar.
GJIROKASTËR: Pjesëmarrja është 20.75%, me 11,366 zgjedhës që kanë votuar.
KORÇË: Pjesëmarrja është 21.07%, me 39,783 zgjedhës që kanë votuar.
KUKËS: Pjesëmarrja është 21.79%, me 7,503 zgjedhës që kanë votuar.
LEZHË: Pjesëmarrja është 23.98%, me 19,536 zgjedhës që kanë votuar.
SHKODËR: Pjesëmarrja është 20.42%, me 24,801 zgjedhës që kanë votuar.
TIRANË: Pjesëmarrja është 25.13%, me 136,564 zgjedhës që kanë votuar.
Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë dhe në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.