Punonjësit e BKH-së ‘zbarkojnë’ në Kuvend që të këqyrin nga afër sallën e seancave plenare pas hedhjes së tymueseve nga deputetët e opozitës

Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare, punonjësit e BKH-së (Byroja Kombëtare e Hetimit) po këqyrin nga afër sallën e seancave plenare në Kuvend. Lajmi konfirmohet për nga zyra e shtypit në Kuvend.

Para nisjes së seancës plenare deputetët e opozitës u konfrontuan me punonjësit e Gardës, ku shkak u bë dhe kontrolli i çantave të deputetëve.

Kujtojmë se deputeti Flamur Noka përjashtua nga Kuvendi nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pasi ndezi zjarr në sallën e Kuvendit.

Publikuar nga Publik Media