Lajme

Qefaliajt, në një muaj, 1.8 mln euro tendera nga Bashkia Tiranë

Ka një situatë, sa interesante, aq e dyshuar edhe abuzive, që ndodh në çdo prag zgjedhjesh. Qeveria e Edi Ramës dhe të emëruarit e tij në pushtetin vendor “e zgjidhin” qesen e tenderave në mënyrë të fuqishme. Dhe, si për një “rastësi perfekte”, miliardat publike shkojnë, në përgjithësi, tek “klientë të qeverisë” ose kompani të lidhura ngushtë me njerëzit e saj.

Kompania “Dajti Park 2007”, e familjes Qefalia, nga ku kanë dalë deputeti socialist, Xhemal Qefalia dhe Kujtim Qefalia, administratori aktual i Njësisë Dajt dhe ish-kryekomunari i majtë i të njëjtës zonë, rezulton një ndër ato kompani që kanë fatin të marrin miliona euro tendera në fushata elektorale.

Kështu ka ndodhur edhe në prag dhe gjatë fushatës zgjedhore për Kuvendin 2025.

Gjatë një periudhë gati një-mujore, në mars-prill 2025, “Dajti Park 2007”, në pronësi zyrtare të vëllait të tretë të familjes, Lulzim Qefalia dhe mikut të familjes, Desart Kalaja, ka fituar më së paku tre tendera nga Bashkia e Tiranës, me fond limit në total rreth 1.8 milionë euro.

Në 26 Mars 2025, kur fushata elektorale kishte nisur të nxehte motorët, Bashkia e kryeqytetit, e drejtuar tashmë Anuela Ristani, e emëruara e Edi Ramës pas arrestimit për korrupsion të Erion Veliajt, shpall rezultatet e tenderit me fond limit rreth 170 milionë lekë të reja (afërsisht 1.7 milionë euro” dhe me objekt “Rikonstruksioni i shkollës Kol Jakova”.

Në foto: Rezultatet e tenderit për “Rikonstruksionin e shkollës Kol Jakova”

Fituesi, “Dajti Park 2007”. Tenderi ishte shpallur në qershor të vitit 2024, kur Bashkia drejtohej nga Veliaj. Megjithatë, pas arrestimit të tij, gjërat nuk duket se kanë ndryshuar në bashki, të paktën sa u përket fituesve të tenderave pranë qeverisë.

Po në Mars 2025, kompania e familjes Qefalia fiton një tjetër tender në institucionet e varësisë në Bashkinë e Tiranës, me objekt “Furnizimi me ushqim për mensën e Qendrës Komunitare Multidisiplinare”.

Fondi limit për këtë procedurë ishte 4.030.000 lekë të reja (rreth 40 mijë euro). Tenderi ishte shpallur në 23 janar të vitit 2025 dhe rezultatet e tij u shpallën në 21 mars të këtij viti.

“Dajti Park 2007” rezulton fitues i tenderave të Bashkisë së Tiranës edhe në muajin Prill, kur fushata elektorale hyri në fazën e saj më të nxehtë.

Në 17 Prill 2025, “Dajti…” e Qefalias shpallet fituese në tenderin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, me objekt “Ushqime për mensën e qendrës Strehëza”, me fond limit 4.708.500 lekë të reja.

Në foto: Rezultatet e tenderit për ushqime të Qendrës “Strehëza”

Në total, vetëm gjatë muajit të fundit, “Dajti Park 2007” ka fituar tre tenderat nga Bashkia e Tiranës, për një vlerë të përgjithshme fondi limit mbi 178 milionë lekë të reja ose rreth 1.8 milionë euro

Recent Posts

  • Flash News

GJKKO lë në burg ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi dhe ortakun

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, do të vazhdojë të qëndrojë në burg,…

13 minutes ago
  • Sport

Ndeshja me Shqipërinë, kritika trajnerit serb për listën e lojtarëve

Para sfidës së Serbisë me Shqipërinë, trajneri Dragan Stojkoviç është në qendër të kritikave për…

1 hour ago
  • Denoncime

RTSH në krizë: Gazetarë dhe staf teknik pa paga prej tre muajsh

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), institucioni publik që financohet nga taksapaguesit dhe menaxhon tenderë me miliona…

2 hours ago
  • Our Story

Roela dhe Vedati në pritje të një fëmije

Roela dhe Vedati, çifti që u njoh dhe dashurua në “Përputhen” kanë zbuluar se së…

3 hours ago
  • Publik News Albania

Kush janë dy të rinjtë që vd*qën nga aksidenti me motor në Vlorë

Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më…

3 hours ago
  • Denoncime

Gerond Meçe luftë me rivalin Beqiri për 5 MLN euro të AKSH-it

Që prej fillimit të vitit duket se ka një rivalitet të fortë (!) në lidhje…

4 hours ago