Qetsor Ferrunaj është një nga banorët e rinj që është bërë pjesë e “Big Brother Vip”.
Që në orët e para të hyrjes së tij, nuk ka nguruar të bëhet pjesë e debateve brenda shtëpisë dhe dy banorët me të cilët është përplasur janë Luizi dhe Kiara.
Kjo e fundit teksa po diskutonte me Oltën për raportin me Kristin dhe debatin e ashpër që kishte ndodhur mes tyre dhe mënyrëns e si po sillej pas hyrjes së Sabianit, Qetsori ka ndërhyrë duke i thënë se po flet nga kolltuku si perandoreshë.
Menjëherë pas kësaj ka ndërhyrë Luizi duke i thënë se ndërhyrje e tij është e pavend pasi ai nuke di debatin që është bërë më herët mes Oltës dhe Kristit.
Kështu Qetsori ia ka arritur që të marrë vëmendjen që në ditën e parë të hyrjes së tij në Big Brother.
Mbeten për tu parë situatat që do të krijojë brenda shtëpisë së Big Brother dhe a do të mudn t’i shkojë deri në fund këtij rrugëtimi, duke qenë se është ish fituesi i një prej edicioneve të Big Brother.