Flash News

Qeveria i shton SPAK-ut 570 milionë lekë me Akt Normativ

Për shkak të mos realizimit të shpenzimeve në 5 muajt e parë të këtij viti dhe për të mbështetur me fonde shtesë sigurinë digjitale dhe sektorin e bujqësisë, qeveria ka rishikuar për herë të dytë buxhetin e shtetit.

Akti normativ ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në fletoren zyrtare. Volumi i fondeve të përgjithshme që parashikohen të alokohen apo të rialokohen llogaritet në rreth 11.8 miliardë lekë dhe fokusi do të jetë në mbështetjen e sektorëve prioritarë, por edhe në nxitjen e mëtejshme të investimeve publike.

AKTI NORMATIV

Siguria digjitale, bujqësia, bizneset e vogla dhe projektet e mbështetura nga BE, do të marrin më shumë para nga buxheti i shtetit në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. Akti normativ për rishikimin e buxhetit të këtij viti për herë të dytë, është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe evidentohet fakti se janë rishpërndarë 118 milionë euro në sektorë prioritarë. Përmes këtij rishikimi 5.6 miliardë lekë (56 milionë euro) do të shpenzohen për të siguruar forcimin e sigurisë digjitale dhe mbështetjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme.

Po kështu janë shtuar fondet për skemën e bujqësisë, ku fondi i garancisë sovrane nga 2 miliardë lekë (20 milionë euro) që ishte është rritur me 1 miliardë lekë (10 milionë euro). Pra fermerët dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme do të kenë në total në dispozicion 30 milionë euro garanci sovrane, e cila do tu japë mundësi atyre të marrin kredi me interesa të favorshme pranë bankave të nivelit të dytë. Përpos këtyre ndryshimeve Ministria e Financave thotë se mbetet i pandryshuar deficiti buxhetor prej 68.1 miliardë lekë (681 milionë euro) dhe si rrjedhim edhe borxhi publik nuk ndryshon.

Ministria e Financave këtë rishikim e argumenton me nevojën për të kaluar fondet e kursyera nga institucionet në sektorë e fusha të tjera që kanë bërë kërkesa për para shtesë. “Volumi i fondeve të përgjithshme që parashikohen të alokohen apo të rialokohen llogaritet në rreth 11.8 miliardë lekë dhe fokusi do të jetë në mbështetjen e sektorëve prioritarë, por edhe në nxitjen e mëtejshme të investimeve publike”, thotë Ministria e Financave. Gjatë katër muajve të parë të këtij viti institucionet nuk realizuan 11.7 miliardë lekë (117 milionë euro) shpenzime të planifikuara, pasi investimet u stopuan edhe si rezultat i zgjedhjeve elektorale. Për këtë arsye këto para janë shpërndarë në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Qeveria shton 570 milionë lekë në buxhetin e SPAK

Qeveria ka rritur me 570 milionë lekë buxhetin e Prokurorisë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nga më pak se 1.8 miliardë lekë me ndryshimin e buxhetin në 29 prill, buxheti i SPAK është rritur në mbi 2.3 miliardë lekë.

Për mobilimin e zyrave të godinës së re, blerjen e pajisjeve elektronike dhe vendosjen e paneleve diellore në tarracën e ndërtesës, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkoi më shumë se 761 milionë lekë shesë nga arka e shtetit.

Në shkresën drejtuar Ministrisë së Financave më herët, SPAK argumenton se një pjesë e parave nevojiten për vënien në funksion të plotë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Janë më shumë se 250 milionë lekë që sipas vlerësimeve të SPAK duhen kryesisht për infrastrukturën digjitale dhe fizike të Prokurorisë së Posaçme.

AKTI NORMATIV PARASHIKON:

  • Rialokim të kursimeve të evidentuara në masën 5.6 miliardë lekë me qëllim për të siguruar forcimin e sigurisë digjitale dhe mbështetjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme, përmes përmirësimit të infrastrukturës kombëtare.
  • Miratimin e një skeme të re Garancie Sovrane për sektorin e Bujqësisë, me një vlerë rreth 3 miliardë lekë, me qëllim rritjen e aksesit në financë kryesisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por edhe krijimin e kushteve për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe konkurrueshmërisë.
  • Rishpëndarjen e disa fondeve të brendshme, në kuadër të përmirësimeve në teknologjinë e informacionit në administratën publike. Pavarësisht këtij rishikimi, një element i rëndësishëm për t’u theksuar është se deficiti buxhetor mbetet i pandryshueshëm, në nivelin rreth 68.1 miliardë lekë dhe si rrjedhim edhe borxhi publik nuk ndryshon.

Recent Posts

  • Publik News Albania

Administratori i inceneratorit të Fierit, ekstradohet në Shqipëri

Loran Dusha u arrestua në Zimbabve Administratori i “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, 42-vjeçari Loran Dusha,…

2 hours ago
  • Flash News

Kamëz/ Përplasi 5 kalimtarë dhe u arratis në pranga Përparim Bilja

39-vjeçari që e ktheu rrugën në pistë gare VIDEO Një aksident i rëndë u regjistrua…

4 hours ago
  • Publik News Albania

Bastet online: Klani i Ramës kacafytet për licencat e premtuara

Tri licenca janë para-vendosur për t’i marrë Olsi Rama, Gaz Demi, Endri Meksi e Fidel…

5 hours ago
  • Denoncime

e-Albania prej ditësh jashtë funksionit!

Karçanaj merr miliarda për ta mirëmbajtur Portali e-Albania i trumbetuar nga qeveria Rama ka dalë…

5 hours ago
  • Bota

Trump telefonatë 50 minuta me Putin këtë të shtunë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë të re…

5 hours ago
  • Bota

Trump reagon pas atentatit ndaj igjvënësve në Minnesota

Sulm i tmerrshëm, nuk do të tolerohet Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar pas…

6 hours ago