Qeveria paguan 1.5 Milionë Euro për eventin e Ramës në Spanjë

Duke shkelur hapur kodin zgjedhor!


Landi Çela

 Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese bëhet “Shoqëruesja e Parë” e Kryeministrit në një Panel të Dyshimtë

Vizita e fundit e Kryeministrit Edi Rama në Spanjë, e maskuar si një event i rëndësishëm ndërkombëtar mbi drejtësinë, ka zbuluar jo vetëm një tjetër skandal financiar me përdorimin e fondeve publike, por edhe përfshirjen e figurave kyçe të drejtësisë shqiptare në një aktivitet me përplasje të hapur interesash.

Në datën 6 Shkurt 2025 Shteti Shqiptar ka ekzekutuar përmes Transaksione Thesari një Pagesë në vlerën 1.5 milion Euro. Përfituesi për këtë transaksion nuk evidentohet pasi Thesari zbardh vetëm informacion mbi bankën e nivelit të dytë përmes të cilës është kryer ky veprim. https://spending.data.al/en/treasury/list/year/2019

Kategoria e Shpenzimit e Aktivizuar është “Organizatat Ndërkombëtare te tjera”, ndërsa përshkrimi është “Kryerje pagesë Kontr. Fin. Për Organizim Kongres Botëror Drejtësisë 2026 Tiranë. VKM nr 66. Datë 29.01.2025”.
Nëse shohim Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 66/2025 rezulton vendimmarrje për një Shtesë Fondi në Buxhetin e Shtetit 2025 për organizim të Kongresit Botëror të Drejtësisë 2027. Shtesa është 150 milion lekë (1.5 mil Euro) dhe përballohet nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit.

Në Vendim nuk Zbardhet emri i përfituesit final. Mendohet se mund të jetë : Fundación Ortega-Marañón

Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, miratuar për Ministrinë e Drejtësisë, për organizimin e Kongresit Botëror të së Drejtës 2027, në Tiranë https://www.aksesdrejtesi.al/dokumenta/1738584006vendim-2025-01-29-66.pdf
Kongresi Botëror i Drejtësisë është një event i mbajtur më herët në 2019, 2021 dhe 2023 nga Warld Law Foundation. Në asnjë organizim të mëhershëm të kongresit nuk është aktivizuar si sponsor një Shtet apo një Qeveri e caktuar sponsor Kongresesh ne kete link https://wlc-nyc.com/

Nga ky fondacion janë Nderuar me çmim jo pak drejtues të lartë shtetesh.
Po njësoj asnjë shtet nuk është anëtar me kuotë kontribuuese në këtë Fondacion.
Qeveria Shqiptare do të duhet të shpjegojë këtë shtesë në Buxhetin e vitit 2025 duke qartësuar vendimmarrjen për bashkëfinancim apo sponsorizim të një eventi që organizohet nga një Fondacion.
Vendimi i KM për “Shtesë në Buxhet” për këtë event, është bërë në periudhë zgjedhore (katër muaj para votimit), dhe favorizon qëllimin e një vizite promovues me nënshkrim marrëveshje për

Organizim event botëror të Kryeministrit njëkohësisht drejtues i një partie garuese në zgjedhje.
VKM nr. 66/2025 si një Akt qe krijon Buxhet për një promovim në datë zgjedhore ka element potencialisht në shkelje të Kodit Zgjedhor për Përdorimin e Financave Publike në Periudhë Zgjedhore.
Qeveria Shqiptare ka edhe dy VKM të tjera ku parashikohen konsulenca dhe angazhime me Organizma Ndërkombëtar për çështje qw lidhen me sektorin Drejtësi, këto përmes kontraktimit të drejtpërdrejtë me kundër shpërblim
Konkretisht:
– Boston Consulting Group BCG (VKM Nr. 327 datë 16.06.2024 listuar ne dok e Pasaportes se Biznesit) https://aksesdrejtesi.al/dokumenta/1717596461vendim-2024-05-29-327.pdf
– G37 Chambers (VKM Nr. 402 datë 19.06.2024 listuar ne dokumentet e pasaportës se biznesit) https://aksesdrejtesi.al/dokumenta/1720694351vendim-2024-06-19-402.pdf

Në këtë aktivitet, të zhvilluar në kuadër të Kongresit Botëror të Ligjit, përveç Kryeministrit Rama ka marrë pjesë edhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, e cila madje ka qenë pjesë e të njëjtit panel me Ramën. Pjesëmarrja e një përfaqësuese të lartë të drejtësisë në një panel politik promovues me kryeministrin është një akt që cenon rëndë pavarësinë e institucionit që ajo përfaqëson.

Panel Promovues, jo Juridik: Kryeministri dhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në një role të dyshimta.

Ndërsa është e qartë që Kryeministri Rama përdor çdo mundësi për t’u shfaqur në aktivitete ndërkombëtare me të huaj, fjala e tij në një panel ku flasin juristë të studiove të njohura ligjore ka pak rëndësi reale për komunitetin juridik ndërkombëtar.
Ajo që ngre vërtet alarmin është pjesëmarrja e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, në të njëjtin panel, në një aktivitet ku përzierja e politikës dhe drejtësisë është më se e dukshme. Në respekt të detyrës që përfaqëson, Holta Zaçaj duhet të kishte zgjedhur një panel të ndryshëm ose të kishte ruajtur neutralitetin e saj institucional, veçanërisht në një kohë kur Gjykata Kushtetuese ka vendime të rëndësishme për t’u zbardhur.

Për më tepër, pjesëmarrja e saj në këtë event vjen në një moment kritik kur Gjykata Kushtetuese pritet të zbardhë vendimin për përgjimet SKY ECC, çështje që ka trazuar politikën dhe drejtësinë shqiptare. Njëkohësisht, nga kjo gjykatë pritet shpallja e vakancës për anëtaren Bejtja, mandati i së cilës përfundon në pak javë.

Në vend që të shfrytëzonte këtë periudhë për të përmbushur detyrimet kushtetuese që ka ndaj qytetarëve shqiptarë, Holta Zaçaj ka zgjedhur të jetë “shoqëruesja e parë” e kryeministrit në një aktivitet që më shumë ngjan si një qokë shoqatash jofitimprurëse sesa një kongres real juridik.

Financim i dyshimtë dhe shkelje e Kodit Zgjedhor

Ky event nuk është një aktivitet rutinë juridik, por një projekt i kushtueshëm për buxhetin e shtetit shqiptar, me një pagesë të ekzekutuar më 6 shkurt 2025, në vlerën e 1.5 milionë eurove. Pagesa është bërë për organizimin e Kongresit Botëror të Drejtësisë 2027, i organizuar nga World Law Foundation, një organizatë që më parë nuk ka marrë kurrë fonde nga ndonjë shtet.

Qeveria Rama, përmes VKM nr. 66/2025, ka miratuar këtë shtesë fondi në mes të periudhës zgjedhore, një akt që përbën shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor për përdorimin e fondeve publike gjatë fushatës zgjedhore. Kjo vendimmarrje e pajustifikueshme për favorizimin e një vizite promovuese të Kryeministrit, njëkohësisht lider i një partie politike që garon në zgjedhje, përbën një krim elektoral që duhet të hetohet nga SPAK.

Hetim i thellë për përdorimin e fondeve dhe përplasjet e interesave

Ky rast kërkon një hetim të menjëhershëm për shpërdorim detyre, përplasje interesi dhe korrupsion. Mosveprimi në këtë rast do të ishte një dështim i madh për sistemin e drejtësisë, duke shkelur rëndë parimin e ndarjes së pushteteve dhe duke minuar më tej besimin e qytetarëve tek institucionet e tyre më të larta.

Pyetje që Kërkojnë Përgjigje
• Pse duhet që shteti shqiptar të sponsorizojë një kongres të organizuar nga një fondacion privat ndërkombëtar?
• Pse vendimmarrja për një shtesë fondi në buxhetin e shtetit u bë pikërisht gjatë periudhës zgjedhore?
• A përfaqëson pjesëmarrja e Holta Zaçaj në këtë aktivitet një komprometim të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese?
• A ka ky aktivitet qëllim të mirëfilltë juridik apo është thjesht një shfaqje promovuese ndërkombëtare për pushtetin aktual?

 

Publikuar nga Publik Media