Qytetari denoncon: Kush po ndërton në liqenin e Banjës në Gramsh ?!

Vitet e fundit, Gramshi dhe liqeni i Banjës janë kthyer në një destinacion të frekuentuar dhe preferuar, si nga turistët e huaj ashtu edhe nga ata vendas.

Por kjo ‘bujë’ dhe ‘famë’ e madhe duket se ka rënë edhe në veshët e oligarkëve ndërtues që menjëherë kanë nisur punën për uzurpimin e këtij destinacioni me ndërtesa të reja.

Në sheshpushimin  liqenit të Banjës është pushtuar nga “të panjohurit”. Qytetari  thotë se në këtë zonë piktoreske mbi liqen kanë nisur punimet për një ndërtesë të re.

Por ajo që bie në sy është fakti se për këtë ndërtim në një zonë turistike nuk ka asnjë tabelë informuese që tregon llojin e ndërtimit që po kryhet, afatin apo edhe se kush e ka marrë lejen apo edhe kush e dhënë lejen. E vetmja gjë që mund të shihet me sy të lirë është prania e madhe e fadromave dhe kamionëve që vazhdojnë punën pa pushim.

Denoncimi i qytetarit:

Sheshpushimi në Liqenin e Banjes Gramsh nën pushtim nga të panjohurit! Asnjë tabelë informuese se çfarë po ndërtohet dhe nga kush po ndërtohet

Publikuar nga Publik Media