“Rajoni i nxori të dhënat për 2 ditë”, ish-drejtoresha e INSTAT: Shifrat e censit të popullsisë janë manipuluar

Ines Nurja, ish-drejtoresha e INSTAT tha se shifrat e censit të popullsisë janë manipuluar.

Ajo shprehet se censusi duhej të ishte publikuar pas disa ditës nga përfundimi.

Nurja tha se për sa kohë që censusi është bëre më tableta, ai duhej të publikohej po aq shpejt sa fqinjët tanë Kosova.

“INSTAT e ka bërë censusin me tablet. E ka bërë në këtë mënyrë Serbia, Kosova dhe Mali i Zi. Kosova e ka nxjerrë popullsinë e regjistruar për dy ditë, Serbia me të njëjtën mënyrë dhe Mali i zi. I kanë nxjerrë këto rezultate për 5 javë. INSTAT ka një server të brendshëm dhe kjo nuk ka lidhje me sulmin dhe censusi duhej të publikohej për 5 ditë” tha Nurja.

Ish-drejtoresha e INSTAT shton se numri është manipuluar dhe procesi ka dështuar në Tiranë dhe Durrës.

“Shifra nuk është dhënë e saktë. Është shtuar numri. Është një gënjeshtër e madhe dhe ne Tiranë dhe në Durrës ka dështuar procesi nga të dhënat që unë kam. Manipulimi i një shifre të tillë bëhet për shkak të fondeve të BE, për arsye politike”, tha ajo në emisionin Review.

Publikuar nga Publik Media