Basir Çollaku
Në New York përqafohet me Soros, në Sazan “flirton” me Kushner dhëndrin e Trump e në Uashington, me Charles McGonigal. Harta anarkike e Shqipërisë ka një menu të pazakontë dhe nuk konkurrohet. Ndërsa Rama puthet me Sorosin në dasmën e tij, sa politike aq edhe gjinore në USA, kutitë e rinumërimit në Tiranë po nxjerrin xhevahiret e manipulimit me çdo lloj treni, agjentët e BKH kanë shfaqur në kontrollet e tyre shenja të dukshme tërmeti disa-ballësh, mbi tenderat dhjetëra milionë euroshe të Tërmet Peçit, deputetit ramëlindas tepelenas, mandati i të cilit zhvillohej dhe në episode emocionale nëpër makina, në orar konsultimi me vartëset e tij, Erion Veliaj vijon të rrëzohet në Gjykatën e Lartë.
Benet Beci, bashkiaku i Shkodrës, ishte konserva në frigorifer e Prokurorisë së Posaçme, nga tetori i vitit të kaluar, i pandehuri drejtues i fushatës së partisë në zgjedhjet e majit. Gjendje e rënduar është në të gjitha bashkitë e vendit, të cilat kanë qenë celula të terrorizmit elektoral. Në Klos e Mat, Struktura e Posaçme, nëse i bie rruga, mund të gjejë sjellje të njëjtë me tërmetin publicitar të parave publike. Opozita, PD, veç Berishës e tre-katër emrave më tepër të rinj, se ekzistues, lufton e mban të gjallë me denoncime serioze të vërtetën e ndodhur masakruese me 11 maj 2025. Të tjerët janë turistë të klonuar, ose opozitë e veshur me rroba qeverie.
Protesta tragjikomike, për shërbime të munguara, shembje banesash e arrogancë të pushtetit, si për sarkazëm na ofrojnë votuesit e pandryshueshmërisë, duke ia shtuar gradacionin vapës. Ndërsa tryeza me prokurorë të përgjithshëm e specialë të Ballkanit Perëndimor po në Tiranë, zbulon pafuqinë e mosndëshkimeve në nivele të larta të pushtetit, ku del ortakëria me krimin. Ndër të tjera, ambasadori i delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, u shpreh se “..rrjetet kriminale po përdorin korrupsionin në nivele të larta, për të zgjeruar ndikimin e tyre apo për tiu shmangur drejtësisë ..” Dumani premtoi më tepër, por ende nuk kemi premtimmbajtje nga Struktura e Posaçme. Qeveria e vjetër pas datës së re, ka marrë nisma për ta rrethuar me burokraci penguese Prokurorinë, duke hapur shtigje kontrolli e ndikimi, për vetë e klientelën e saj të paligjshme.
Ministrat në hetim vetëm shtohen, duke na sjellë një kabinet qeveritar të pandehur, por fitues zgjedhor, aq sa duket se SPAK, e dinte rezultatin shumë më herët, duke njohur shtabet zgjedhore socialiste, referuar dosjeve të tyre prej disa vitesh. Mazniku u rendit krah kolegëve në Prokurori dhe bashkë me Ballën, Ballukun, Peleshin, Gjiknurin, Vengun, Kumbaron, Krifcën, Klosin, Ulsiun, Agaçin, Olsin, presin trokitjen disi të vonuar të agjentëve të Byrosë së Hetimit, se kush do të vizitojë Veliajn më shpejt. DEA e DIA, Eurojust, ku nuk mungojnë belgët, spanjollët, gjermanët, holandezët, francezët, të cilët kanë mjaft emra të tjerë në dosjet e përbashkëta, me politikanë e pushtetarë, trafikantë e biznesmenë, ortakë të përbashkët, për të bërë panoramën e plotë. Departamenti Elektoral i Mafias shqiptare, DEM, investimet zgjedhore të Krimit të Organizuar, kanë mundësuar Grupin e tyre Parlamentar, nëse mund ta quajmë GPM, grupi parlamentar mafioz, me mbi 15 deputetë, duke qenë vendim-marrës në Kuvendin e dalë më 11 maj 2025.
Zonat elektorale të “Kolumbisë”, “Ekuadorit”, “Venezuelës”, “Brazilit”, “Dubait” “Ndranghetës”, “Sinaloas” u gjendën prodhimtare e fituese. Dalldia ka kapituj ende të pashfaqur. Aq sa Sara-Sueli shpërthimi elbasanas në kutitë e votimit, në një reagim fundor, shpalli ambicien për kryeministre. Nishanet e kiametit edhe ndodhin. Brukseli gjithnjë anemik e soroist, i vakët, ndonëse me një nerv gjerman ndryshe, apo amerikanët me agendë globale Lindjen e Mesme, Rusi-Ukrainë, nuk kanë as pikë kohe të jenë zgjidhësit e telasheve tona, të cilat ne i prodhojmë pa ndërprerje, me çmendurinë e trashëguar. Si të ftuar në dasmën e madhe Linda dhe Edi, çfarë dhurate i bënë Aleksit, shefit të tyre, Tërmetin, Maznikun, Benetin, apo hartën e Shqipërisë e Kosovës, ku ai kafshon prej vitesh. Si për embëlsirë kur sheh te “Vogue”, revista emërmadhe fotot e publikuara, spikaste dhe përqafimi gaz-shkrirë, Soros-Rama.
Presidenti i ShBA, Donald Trump i ka dërguar një ultimatum Iranit në lidhje me zhvillimet…
Investuam gjithçka te një ngarkesë 530 kg me kokainë Detaje tronditëse janë zbardhur nga dëshmia…
SPAK është në prag të finalizimit të një prej operacioneve më të mëdha kundër kontrabandës…
Takimi me Erion Veliajn në qelinë e burgut Ndërkohë që hetimet për Erion Veliaj janë…
Vogue publikon foton e kryeministrit me dhëndrin Alex Soros, djali i filatropit dhe investitorit George…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të…