Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.
“Më shkrijnë fare kënetarët e Kosovës sepse kanë nota të tjera sepse ata e kanë me Vuqiqin. Unë nuk vajta tek funerali i Papës sepse prisja Vuqiqin të më merrte në Beograd që të takoja gjoja rastësisht djalin e Trump dhe këtë do e bënte Grenell.
Pse duhet të shkoja në Beograd që të takoj cunin e presidentit? Apo sepse kështu funksiononte këneta me çunin e babit? Duhet të takoje çunin e babit që babi… çfarë.
U detyruan edhe çuni edhe ambasadori të përgënjeshtronte kënetën që deri dje bënte sikur dilte e hynte për farë kosi atje.
Na sollën edhe Latën, lëviz Tifja ku të duash ti po çlidhje ka kjo me politikën amerikane”, tha ai.
Ndaj PS do të marrë rezultatin më të mirë ndonjëherë, sepse populli sheh përpjekjen më serioze për të vendosur barazinë para ligjit, me të gjithë problematikat që ka. Dumani është prokuror me kurajë dhe integritet. Që kur erdhi në krye të SPAK lufta për të vendosur barazinë para ligjit shkoi në një nivel tjetër, Ky është fakt dhe nuk kemi se çfarë i themi. Por Dumani nuk erdhi as nga hëna as e sollën me avion apo anije nga një shtet tjetër.
Ishte prokuror prej vitesh, por nuk e kishit dëgjuar. Këneta është përpjekur që atij dhe familjes së tij ti hedhë llumin e saj në kokë