KQZ ka bërë me dije se numërimi i votave të Diasporës është mbyllur për shumicën e qarqeve, ku PS kryeson me një diferencë të madhe ndaj PD-së.
Kryeministri Edi Rama duke parë këto rezultate. Sot ka falënderuar të gjithë emigrantët shqiptarë që iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE.
“MIRËMËNGJES dhe me një falenderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës që iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.