Rama firmosi programin e PD, Berisha: Çdo punonjës administrate që s’ka shkelur ligjin, aset kombëtar për ne

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ftuar në emisionin Top Story me moderatorë Grida Duma, tha se fushata e Edi Ramës për këto zgjedhje ka qenë fyerje për shqiptarët.

Ai theksoi se Rama mblodhi qeverinë sot për të firmosur programin e PD-ASHM që i ka propozuar çdo ditë qytetarëve përgjatë kësaj fushate.

Berisha shtoi se çdo punonjës i administratës që ka punuar ndershëm, nuk ka shkelur ligjin dhe i kanë shërbyer me fisnikëri qytetarëve, sipas tij, është aset kombëtar për qeverinë pas 11 majit të PD-ASHM.

Ai çfarë bëri sot, ai mblodhi qeverinë sot, për të firmosur një pjesë të programit tim. Po kush e pengoi atë 12 vjet nga 2013 deri më sot për të bërë këtë që bëri sot. Ky është një akt në panik. Ky është akti i atij që e kupton që dështoi. Sepse me ato çyrkryk kënetë dhe ato, shqiptarët i theu. Ajo fushata e tij është fyerje për shqiptarët. E ve buxhetin aty 16 milion për 760 mijë pensionist dhe ligji për minimumin jetik 200 euro jo thotë ai katastrofë. Ky tani po e paguan keq dhe ditën e dielë merr ndëshkimin shembullor nga shqiptarët. Pse nuk ja u tha ju që do fal gjobat, por tani që i erdhi veza e pa që po e humbet. Tani që jam këtu kam një mesazh për të gjithë administratën mundësisht të ma dëgjojnë, në mënyrë absolute çdo punonjës i kësaj administrate që ka zbatuar ligjin dhe ka qenë shërbëtor fisnikë i qytetarëve, ai do të jetë shumë i nderuar nga ne ‘një aset kombëtar’, vetëm që ditën e dielë e ftoj të votojë për historinë dhe për tu ndarë nga kjo e keqe që i ka kapur shqiptarët.” tha Berisha.

Publikuar nga Publik Media