Rama i dha leje ‘Visit të Pojës’ për resort te Shkëmbi i Kavajës

Dje, Policia, SPAK dhe Antimafia italiane zhvilluan një aksion të bujshëm në Durrës, ku u godit grupi i Troplinëve. Një ndër emrat e shënjestruar më të rëndësishëm është Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës. Ai është nipi i Xhevdet Troplinit, i cili thuhet se ka udhëhequr deri vonë organizatën. Por tani e kanë marrë në dorë nipërit e tij, Elvis Doçi dhe Fatmir Troplini.

Thellohet skandali/ Babloku i dha leje 'Visit të Pojës'

Dje, SPAK sekuestroi disa kompani, hotele e bare në emër të Elvis Doçit dhe anëtarëve të tjerë të bandës. Por e vetmja kompani që nuk u vu nën sekuestro është “Eldemar Construction”.

Dje denoncuam se si kjo kompani kishte marrë leje ndërtimi për të ndërtuar hotel në Durrës. Mirëpo ajo nuk ka qenë leja e vetme. Rezulton se Rama, pak muaj para zgjedhjeve, ka dhënë leje ndërtimi për resort te Shkëmbi i Kavajës.

Thellohet skandali/ Babloku i dha leje 'Visit të Pojës'

“Eldemar Construction” ka krijuar kompaninë “Rock Of Kavaja” dhe e ka autorizuar të aplikojë për leje zhvillimore te Shkëmbi i Kavajës. Në shtator të vitit 2024, asaj i është miratuar leja.

Thellohet skandali/ Babloku i dha leje 'Visit të Pojës'

“Rock Of Kavaja” ka lidhur më pas marrëveshje me “Accor” për të sjellë në Shqipëri rrjetin e famshëm të hoteleve “Pullman”.

Thellohet skandali/ Babloku i dha leje 'Visit të Pojës'

Projekti i resortit

Leje Zhvillimi për objektin: ‘Hotel 10 dhe 11 kate mbitokë me 3 kate shërbimi nëntokë’, me vendndodhje Shkëmbi i Kavajës, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Rock of Kavaja’ sh.p.k.”, thuhet në vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Por jo vetëm kaq, kompania “Eldemar Construction” rezulton se është pjesë e kompanive që janë futur te procesi i rindërtimit dhe kanë përfituar lehtësira dhe fonde nga shteti.

Thellohet skandali/ Babloku i dha leje 'Visit të Pojës'

Vetë kompania pranon se është përjashtuar nga TVSH, pasi ka kontribut në procesin e rindërtimit. Të gjithë e dimë masakrën që u bë me rindërtimin, pasi të gjitha bizneset që u përfshinë kanë mbushur xhepat. Elementi tjetër është se gjatë qeverisë së Ramës, rezulton se “Eldemar Construction” ka pasur fitime kolosale./Pamfleti

Thellohet skandali/ Babloku i dha leje 'Visit të Pojës'

Publikuar nga Publik Media