Rama i jep kompanisë së Malltezit leje për kompleksin “Ballada” me 142 vila në Farkë

Tre muaj më parë, ortakët e pandehur Malltezi- Bektashi, njoftuan se me kompaninë e tyre “Kontakt Sh.p.k”, ndërtuan kompleksin “ABA” me 72 vila 3-katëshe, ndërsa SPAK nuk reagon, minimalisht për të verifikuar si i kanë siguruar miliardat që investojnë dhe tokën, pronë e shtetit…

Familja e Sali Berishës, ku bën pjesë dhe dhëndri Jamarbër Malltezi, po vazhdon të investojë me komplekse vilash në periferi të Tiranës, miliardat e siguruara me korrupsion e pastrim parash.

Ditët e fundit, në “TV-Syri”-n e familjes non-grata, në “TV-Klan”-in e Aleksandër Frangajt dhe në televizionet e Bablokut, ka nisur reklamimi dhe thirrja për prenotime me parablerje, të vilave në kompleksin rezidencal “Ballada” pranë liqenit në Farkën e Madhe.

Pazari vazhdon/ Babloku i jep Berishëve leje për kompleksin

Këtë kompleks me 142 vila, po e investon dhe ndërton kompania “Kontakt Sh.p.k”, që zyrtarisht është në pronësi të ndërtuesit Fatmir Bektashi, ndërsa faktikisht e ka në ortakëri me Argita Berishën  e Jamarbër Malltezin, më të cilët ka ndërtuar kullat te ish-kompleksi “Partizani”.

Dy ortakët Malltezi e Bektashi, nuk po e ndërtojnë pa leje këtë kompleks vilash me stil “hangarësh” të projektuar nga një studio holandeze, por me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ku kryetar është kryeministri Edi Rama.

Kjo leje ndërtimi është fryt i pazarit të interesave mes Edi Ramës e Sali Berishës, ndërsa miliardat që po investohen te kompleksi “Ballada” buzë unazës në Farkë të Madhe, nuk dihet në çfarë vlere janë, si e kanë siguruar tokën pronë shtetërore dhe nga cilët burime vijnë miliardat.

Pazari vazhdon/ Babloku i jep Berishëve leje për kompleksin

E vetmja gjë që dihet, është fakti, se ndërtues e investitorë janë dy ortakët Jamarbër Malltezi e Fatmir Bektashi, të dy të pandehur nën hetim: njëri me masë “Arrest shtëpie” e tjetri me “Detyrim paraqitje”, për veprën penale grabitje të kompleksit “Partizani” me Sali Berishën.

Po izolimi penal nuk i ka penguar, që ata të vazhdojnë investimet në ndërtim kompleksesh me vila, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk e përfill vendimin e SPAK dhe të GJKKO, por vazhdon qokat për “Berishët” dhe ortakët e tyre .

Ndërsa drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e dosjes “Berisha-Malltezi-Bektashi”, po i sodisin si ndërtojnë komplekset këta persona me masa penale; nuk po hetojnë, as me çfarë marifetesh e letrash po i marrin lejet e ndërtimit, kur sipas ligjit Anti-mafie, jo vetëm ata që me masë arresti, por dhe ndërtuesit e lirë duhet të kenë letra të pastra penale e financiare.

Tre muaj më parë, ortakët e pandehur Malltezi- Bektashi, njoftuan se me kompaninë e tyre “Kontakt Sh.p.k”, ndërtuan kompleksin “ABA” me 72 vila 3-katëshe, ndërsa SPAK nuk reagon, minimalisht për të verifikuar si i kanë siguruar miliardat që investojnë dhe tokën shtetërore.

Deri tani, SPAK ka sekuestruar 45% të kompanisë “Homeplan sh.p.k”; 100% të kompanisë “Magnet IMO sh.p.k” e 60% të kompanisë “Magnet Gym and Fit Sh.p.k” në pronësi të Jamarbër Malltezit, kompani të cilat janë ortake në disa komplekse banimi me vila e pallate.

Por nuk ka sekuestruar kompaninë “Kontakt” që është pjesë e krimit te kompleksi “Partizani”; dhe që ka ndërtuar e po ndërton komplekset me pallate e vila në Tiranë, siç janë komplekset “Mangalem 21”, “Marga”, “Magnet”, “Kaimi”, “Kadiu”, “OXA”, “SiRi”, “Nokia” e tashmë kompleksi “Ballada” me 142 vila pranë liqenit e unazës në Farkën e Madhe./Pamfleti

Publikuar nga Publik Media