Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se të dielën e ardhshme, më 11 maj, populli ka një takim me historinë. Në një intervistë në Euronews Albania, Rama deklaroi se Partia Socialiste nuk e diskuton marrjen e 71 mandateve.
“Ne si komb shqiptar, ne si popull i Shqipërisë këtu, të dielën kemi takim me historinë. Nuk është për Partinë Socialiste as për partinë e kënetës, është për historinë. Partia Socialiste, 71 mandate nuk i diskuton”,-tha Rama.
Rama tha se 71 mandatet janë jo thjesht një numër, por një mesazh force të shqiparëve në raport me Europën.
Rama shtoi se duhet krujuar një fuqi që deri më 2027 të mbyllen negociatat e anëtarësimit.
“Këtu nuk bëhet fjalë për 71-shin por për një mesazh force të popullit shqiptar në raport me Europën. Për një mesazh force që të krijojmë këtu një fuqi të përqendruar deri në 2027 te negociatat. Ne na ka ndodhur ajo që nuk i ndodh çdo gjenerate. Na e solli fati në dorë që për dy vite të mbyllim negociatat me BE-në që deri dje nuk e hapte derën”,-tha Rama.