Rama i përgjigjet Berishës për Lamborghinin e Noizyt: Çfarë kënge ka kënduar bufi për 6 milionë dollarët?

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin zgjedhor përmbyllës në qytetin e Lezhës. Në fjalën e tij, veç rëndësisë te vota për zgjedhjet e 11 majit, Rama komentoi edhe deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha lidhur me reperin që është pjesë e fushatës së PS-së, Noizy.

Rama iu përgjigj komenteve të Berishës se reperi lëviz më një makinë të llojit ‘Lamborghini’ që ka një vlerë në shumë marramendëse, duke thënë se e përdori makinën për në rrugën drejt Dibrës që është edhe origjina e këngëtarit.

Rama tha se nuk e dihet çfarë kënge mund të ketë kënguar Berisha që të çojë 6 milionë dollarë nga lobimi për PD-në në SHBA.

“Ulsiu i ra gjatë. Ulsiu foli për Lamborghinin e Noizyt, por harrojë të thotë pse erdhi ai këtu me Lamborghini sepse kishte fiksim rrugën e Arbrit, sepse i ati ka lindur në Dibër dhe ka shtëpinë e gjyshit atje dhe më thoshte mua, do bëhet apo jo, jo s’po ecën. Dhe unë i thash pa të bërë që të vish plumb pushke nga Tirana në Peshkopi se lë këtë punë. Noizy provoi se mund të shkohet me një makinë shpejtësie të lartë dhe pa asnjë problem veshkash. Kjo është pse ai erdhi me Lamborghini. Pse bufi merret me Lamborghinin e Noizyt? Noizy ka bërë shumë albume, po bufi ca kënge ka kënduar që të çojë 6 milionë dollarë për të hequr matrikullimin që i kanë venë tek veshi, a e hoqi  ajo këtë se di”,-tha Rama.

Publikuar nga Publik Media