Rama kërkon ndihmën e Noizyt në Dibër: Ma shtroni atë rrugë se kam gjyshin atje, 2 kilometra janë

Edi Rama ishte këtë mbrëmje në Dibër, teksa kishte marrë si përforcim Noizyn, i cili është nga kjo zonë.

Rigels Rajku ose siç e njohin të gjithë Noizy, shkoi sot në vendin e lindjes me Lamborghini. Kështu deklaroi vetë kreu i qeverisë, duke i thënë se e mbajti premtimin.

Bashkë me mua erdhi edhe Noizy, por ju duhet ta dini që nuk ka ardhur në asnjë miting tjetër, përveç atij të hapjes. Sot nuk ka ardhur si këngëtar, se nuk këndoi as live. Ka ardhur për  një arsye tjetër, se i thosha unë se jemi shokë, si dy çuna problematikë. O Noiz unë pa e bo atë Lamborghini-n tat me shku plumb pushke deri në Peshkopi, unë nuk e lej këtë punë. Noizy jo me helikopter, jo me dronë, me pa punimet, me ca makina të lodhura. Më shihte dhe më provokonte, tipik që kur ka dal nga barku i nënës, atë pjesën e dibranit, që ta hudh këtej, ti sheh këtej dhe e ke hangër anej. Mirë mirë ka ec… Ja ku je sot, Lamborghini-n e ke aty, do shkosh në krye të karvanit dhe do jesh i pari që do futesh në Peshkopi nga rruga e Maqellarës”, tha Rama.

Por Noizy nuk kënaqet kollaj! Në podium përballë qytetarëve të Dibrës, i parashtroi kryeministrit një tjetër kërkesë.

Noizy: E kam edhe një kërkesë, babi im ka lind në fshatin Lubalesh. 2 km pa shtru, ma shtroni atë rrugë se kam gjyshin atje. 2 kilometra janë.

Edi Rama: E kuptoni tashi? I them Klosit kujdes me atë 4 me 1-in, se dibranët thonë ç’a do na japin herën tjetër. Gjithsesi unë them meqë nuk u prishëm për gjithë atë Rrugën e Arbrit dhe atë Tunelin e tmerrshëm të Murrizit, nuk do prishemi për 2 km. Kushti është ky. Ne do e bëjmë rrugën, por koncertin e vet, albumin e ri do e prezantojë te kjo fusha këtu. Do i bjerë fansat këtu!

Publikuar nga Publik Media