Rama kërkon ndjesë pas gafës skandaloze: Nuk ishte qëllimi të ofendoja autikët!

Skandaloze ! Letohet Rama, tallet me autizmin: Kush nuk më voton mua është…

Pas një reagimi të ashpër publik dhe një vale kritikash në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për deklaratën e tij skandaloze, ku në mënyrë fyese dhe të papranueshme përmendi autizmin gjatë një aktiviteti elektoral në Gjirokastër.

Deklarata që ndezi zemërimin ishte:

“Kush nuk më voton mua, është autik, nuk kupton çfarë po bëjmë për këtë vend.”

Kjo fjali, që u interpretua si tallje dhe diskriminim ndaj fëmijëve dhe qytetarëve me spektrin e autizmit,  shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga organizatat për të drejtat e njeriut, familjarë të fëmijëve me çrregullime zhvillimore, si dhe nga opinioni i gjerë publik.

Në një reagim të vonuar, por të detyruar nga presioni, Rama ka kërkuar ndjesë publike:

“Më vjen keq nëse deklarata ime është keqkuptuar apo ka lënduar dikë. Nuk ka qenë qëllimi im të fyej askënd, aq më pak komunitetin e fëmijëve me nevoja të veçanta. E pranoj se përdorimi i termit ka qenë i gabuar.”

Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama përdor gjuhë përçarëse, arrogante dhe fyese në publik. Por ndryshe nga herët e tjera, këtë herë preku një nga grupet më të pambrojtura të shoqërisë – fëmijët me nevoja të veçanta – dhe kjo nuk falet me një “nuk e kisha për keq”.

 

Publikuar nga Publik Media