Rama pritet me protesta te QSUT: Maskara, e hoqe prapë përgjegjësinë nga vetja! I riu ndalohet nga policia

Vizita e sotme e Edi Ramës në QSUT, ku shkoi për të dhënë mesazhet e tij të propagandës, pas zbardhjes së skandalit të madh që ndodhte prej vitesh në spitalin Onkologjik.

Pasi iu foli gati 1 orë mjekëve, duke iu dhënë këshilla se duhet të bëjnë punën e tyre, Rama ka dalë jashtë i shoqëruar nga drejtuesit e Ministrisë së Shendetësisë dhe mjekët.

Por aty është pritur nga të rinjtë protestues.

‘O maskara, prapë e hoqe përgjegjësinë nga vetja për abuzmin tek Onkologjiku’, ishin thirrjet e të rinjve që kanë protestuar aty tek QSUT.

Dias aktivistë e kanë pritur me protesta Kryeministrin Edi Rama në QSUT, ku  zhvilloi një takim me drejtuesit e këtij institucioni disa ditë pas skandalit me mjekët e Onkologjikut.

Më pas policia ka ndaluar 4 të rinjtë, te cilet janë dërguar ne ambientet e Komisariatit numër 4, teksa mjekët e përfshirë në korrupsion janë të lirë.

Kryeministri Edi Rama theksoi në takimin me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, se ajo që ndodhi në Spitalin Onkologjik e bën qeverinë më të vetëdijshme për gjërat që duhen bërë akoma në sistemin shëndetësor.

“Jam këtu sot për të thënë që veprimtaria kriminale e atij grupi keqbërësish, njësoj si Tixhja, nuk e hedh dot poshtë përpjekjen tonë për ta shndërruar sistemin shëndetësor nga ngrehina ku e gjetëm në një sistem shërbimesh funksionale. Madje, kjo që ndodh na bën më të vetëdijshëm për gjërat që duhen bërë akoma”, tha Rama.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e pranishme në takim, bëri me dije se nuk do të lejohen më mjekët që të ndjekin të njëjtin pacient në publik dhe në privat: “Mjekët e punësuar në sektorin publik që punojnë në klinika private duhet të marrin autorizim nga drejtuesi i spitalit dhe do konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë. Do të ndalohen mjekët që të ndjekin të njëjtët pacientë edhe në klinikat private. Kjo praktikë është toleruar gjatë këtyre viteve dhe u zgjat pasi kjo qeveri vendosi të ndërmarrë reformën shëndetësore. Sot jemi në hapin e fundit të reformës dhe së shpejti QSUT dhe spitalet e tjera do të marrin autonominë e plotë. Mjekët që kanë hapur klinika private nuk do të mund të mbajnë funksione drejtuese në spitale publike apo në Universitetin e Mjekësisë”.

Publikuar nga Publik Media