Pëllumb Gjoka, ky kampion i “sipërmarrjes” kriminale, paska fituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria me dokumente toke false dhe pa asnjë dëshmi për burimin e financimit prej 52 milionë euro. Dhe çfarë bën zoti Rama? E bën atë hero të zhvillimit të turizmit shqiptar, duke i dhënë një copëz të pyllit të Velipojës për të ndërtuar “Silver Sand”, një resort që, me sa duket, do të pranojë vetëm klientët më “strategjikë”.
Por mos mendoni se Kryeministri ynë është një kukull në duart e kriminelëve. Jo, jo! Ai ka zgjedhur rrugën e tij. Në vend që t’i dorëzojë dokumentet që kërkojnë SPAK dhe BKH, Rama vendos të zbatojë politikën e tij të “mos na shqetësoni!” Madje, nuk mjaftohet me kaq; ai pengon edhe hyrjen e agjentëve të BKH në institucionet qeveritare, duke u thënë: “Këtu vetëm me urdhër të Ramës futeni!”
Përveçse nuk dorëzon dosjen, Rama, në mënyrë sfiduese, refuzon t’i heqë Gjokës statusin e investitorit strategjik, edhe pse ligji e detyron. Por, siç duket, kur bëhet fjalë për miq të tillë të rëndësishëm, ligjet janë për t’u shkelur, jo për t’u zbatuar.
Ndoshta, një ditë, shqiptarët do të kuptojnë se vendi i tyre po kthehet në një “Silver Sand” të krimit të organizuar, ku turistët do të shijojnë pamjet e bukura, ndërsa kriminelët shijojnë ligjet e deformuara. Deri atëherë, mos harroni: Rama nuk e zbaton ligjin, por ligji duhet të përkulet para Ramës!
UEFA 2024/25 – Penalltitë për vendosin iberikët Me plotë meritë Portugalia e supertalenteve dhe e…
Tenderi për të dhënë me koncesion aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit ka shkaktuar një krizë…
Projektuesit e ferrit të djeshëm, na shesin projektet në parajsën e demokracisë Nga Agim Baçi…
Skema e Interkoneksionit: Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve Nga…
Dy nga tre fituesit e mëparshëm të këtij kompeticioni takohen në Allianz Arena në Mynih…
Qytetarët kërkojnë zgjedhje të parakohshme Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit për…