Rama: T’ja japim këtu në Tiranë çmimin Yamal-it

Sa është fatura? Rama: Do sjellim “The Globe Soccer Awards” në Tiranë

Edi Rama i është rikthyer sërish ditën e sotme rubrikës së tij “Sy më sy”, pas zgjedhjeve të 11 Majit, jo për të dhënë lajmin për ndonjë vendim në të mirë të qytetarëve, por për të njoftuar “show-n” e tij të radhës.

Kryeministri deklaroi se janë në diskutime me organizatorët për të sjellë në Shqiperi eventin “The Globe Soccer Awards”. Ai tha se dy vendet me të cilat po diskutojnë organizatorët janë Madridi dhe Shqipëria, ku sipas tij, me shumë mundësi do të jemi ne të përzgjedhurit.

Sipas Ramës, do ishte fantastike që çmimi si futbollisti më i mirë vitit, futbollistit të Barcelonës, Lamine Yamal-it t’i jepej nga Tirana.

Gjithsesi, duhet theksuar fakti se ky është një “show” i radhës, ku shqiptarët, sipas Bankës Botërore 20% e popullsisë është në varfëri dhe sipas Eurostat, 42% e popullsisë janë në rrezik për të qenë të varfër, nuk do të përfitojnë asgjë, por thjesht do të presin faturën se sa lek do paguhen prej taksapaguesve për organizimin dhe lobimin për ta sjellë në Tiranë.

“Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi për të sjellë në Tiranë 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar si opsione dhe Durrësin dhe Vlorën, edicionin europian të The Globe Soccer Awards, pra të Çmimit të Globit të Futbollit.

Është një event i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme për sa i përket vetë edicionit global në Dubai dhe për edicionin europian organizatorët janë në diskutim me Madrid dhe me ne këtu në Shqipëri.

Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që për shembull çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer, Lamine Yamal-it fjala vjen t’ja japim këtu në Tiranë.

Po punojmë edhe me Padel International, është një tjetër aktivitet i jashtëzakonshëm që ka mbulim të jashtëzakonshëm mediatik në të gjithë botën dhe po punojmë që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij.”,tha Rama.

Duke adresuar kritikat për jetesën në kryeqytet dhe mungesën e hapësirave publike.

Ai këmbënguli se Tirana nuk vuan nga mungesa e institucioneve kulturore, por është një qytet në zhvillim të vazhdueshëm me projekte në vijim.

“Tirana ka kinema, ka teatër, ka muze dhe do ketë edhe më shumë. Po ndërtojmë teatrin e ri kombëtar, po zgjerojmë Galerinë Kombëtare, po rindërtojmë Muzeun Kombëtar dhe jemi duke ngritur disa të rinj, përfshirë Muzeun Besa dhe atë për artin islamik,” tha Rama.

Ai shtoi se ndërtimet që kritikohen si zënie hapësirash për parqe ndodhin mbi prona private dhe shteti nuk mund t’i ndalojë pa e kompensuar ligjërisht pronarin. “Nëse ndërtohet aty ku doni një park, mos harroni që është pronë private.”

Rama tha gjithashtu se është në proces një plan për pastrimin e lagjeve nga zaptimet dhe barrierat arbitrare për parkim.

Për më tepër, ai përmendi projektin për një qendër të re arti bashkëkohor në Petrelë dhe mundësinë për të sjellë një muze të madh evropian në Tiranë.

“Tirana ka kinema, nuk ka një por disa. Tirana ka teatër, jo nuk ka, por ka teatër. Informohu dhe ke shfaqje teatrale dhe ndërkohë po ndërtohet teatri i ri kombëtar. Aty ku ishte karakatina e vjetër  e teatrit pseudokombëtar. Tirana ka muze dhe ndërkohë jemi duke ndërtuar galerinë kombëtare, duke bërë shtesën e domosdoshme për të duke e transformuar. Jemi duke rindërtuar muzeun kombëtar që do jetë tërësisht i transformuar. Jemi duke punuar për një tjetër muze në Tiranë për etnografinë dhe artin e periudhës islamike. Jemi duke punuar për muzeun Besa, po në Tiranë. Më duket se Tirana ka muze dhe do ketë edhe më shumë. Është në kantier qendra e re e artit bashkëkohor në Petrelë. Jemi në diskutime për të marrë një muze të madh evropian në Tiranë. Cirku po ka nevojë të rikonceptohet. Parkime ka Tirana dhe do ketë edhe më shumë

Nuk e di pse të zë frymën Tirana, ndërsa ata që e vizitojnë u nxit fjalët më të mira. Tirana ka probleme si një kryeqytet që zhvillohet përditë. Sa u përket mini parqeve që kërkoni, nëse shikoni që ndërtohet aty ku doni parqe kini parasysh se ka prona private dhe është e drejta e pronarëve. Ndërkohë po punojmë për një plan të ri të pastrimit të të gjitha hapësirave brenda lagjeve nga të gjitha zaptimet, duke nisur nga zaptimet me trarë dhe marrje e dhënie biletash për të parkuar makinën sepse dikush thotë kam një prona këtu. Nuk mund të përdorësh pronën si të duash duke u vënë traun qytetarëve në një bllok banimi”, tha Rama.

Publikuar nga Publik Media