Rama: Unë nuk jam korçar, por jepini një mësim të hidhur kënetës së Pallatit të Sportit

Në përmbyllje të fjalës së mbajtur në qytetin e Korçës, Rama i ka kërkuar korçarëve të votojnë “Qepalla BE” dhe jo për kënetën, pasi sipas tij, përballë shpresës së madhe të Shqipërisë në BE është një politikan i lashtë dhe zyrtarisht i rrjedhur.

Duke i falënderuar për durimin e kulturën, Rama tha se ai nuk është korçar dhe nuk merr hak për ta, por ai tha se ata që votojnë në Korçë, që e ndjenë këtë borxh ndaj qytetit të kulturës, t’i japin asaj kënetës së pallatit të sportit atë natë, mësimin më të hidhur që të mos guxojë më në Korçë njeri të vijë

Edi Rama: Përse do të shkojmë më 11 maj ne? Për gjithë këtë shpresë të madhe apo për një politikan të lashtë, të dëhspëruar, të pashpresë dhe tani dhe zyrtarisht të rrjedhur. Nuk diskutohet. Përse do të shkojmë më 11 maj ne? Për Shqipërinë me BE në Evropë apo për kënetë dhe për të zgjidhur hallin e një individi të vetëm që medemek do hiqte dhe “non gratën”. E hoqi gjë se ja kisha vënë unë me SOROS se solli një latif nga SHBA dhe do hutonte Shqipërinë?

Latifi nga Amerika njësoj si korçari që lozte te gjeneral gramafoni. Erdhiu vërdallë dhe latifi dhe iku, po i zgjuar i mori dhe 6 mln dollarë andej. Nga dolën. Apo 7 herë 7 bëjnë 6 mln.

Nëse nëse ke një votë për ta hedhur, ke për “qepalla BE” ose rri në shtëpi dhe lëri të tjerët të vendosin për ty. Unë nuk jam korçar por kam shokë nga Korça. T’i japin një mësim të hidhur asaj kënetës së Pallatit të Sportit që të mos guxojnë. të nxjerrin nga goja fjalë që pështyjnë në fytyrën e atyre që i kanë dhënë Korçës bukuri e nder.

Publikuar nga Publik Media