As në një ditë pushimi dhe feste Edi Rama nuk është ndalur për të sulmuar opozitën e cila sipas tij ja paska fajin pse Evropa ka ndaluar negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.
Harron Rama se BE ishte e qartë dhe se historia e të akuzuarës për vjedhjen e parave të shqiptarëve Belinda Balluku ishte testi kyç për të personalisht por edhe për qeverisjen e tij. Dhe këtë e deklaruan në Tiranë përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.
Por Ramës i duhet një fajtor dhe si gjithmonë gjatë këtyre vite qeverisje dhe shkatërrimi të gjithçkaje të mirë në këtë vend ai fajtorin e e gjen tek opozita.
Në recitalin e tij të propagandës, podkastin “Flasim” ai kritikoi opozitën për mënyrën se si prezanton zhvillimet në vend, duke theksuar se shumë çështje të rëndësishme për Shqipërinë identifikohen vetëm me “një luftë mizerabël politike”.
Rama: Ajo që është më shqetësuesja, për sa më takon dhe për sa na takon, është se nuk flitet, nuk komunikohet e nuk diskutohet për punët e Shqipërisë. Po përkundrazi, punët e Shqipërisë identifikohen vetëm me një luftë mizerabël politike dhe me një përpjekje të vazhdueshme të kujtdo që është në anën e kundërt me ne, që qeverisim Shqipërinë, për të bërë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin e dëshpërimit të tyre, me baltën e të gjithë urrejtjes, mllefit, inateve të tyre.
Rama pranoi se Shqipëria ka probleme dhe ka ende shumë punë për të bërë, por theksoi se vendi “punon dhe punët e Shqipërisë, në tërësi, janë në vijë”. Por edhe pse vjedh ai dhe ushtarët e tij, opozita, sipas kryeministrit duhet të qepër gojën, nuk duhet të denoncojë kapjne e shteteit, grabitjen e zgjedhjeve…
“Shqipëria ka probleme, patjetër. Ne kemi shumë punë për të bërë, pa dyshim; jo çdo punë e kemi bërë si duhet dhe sa duhet, kjo nuk ka diskutim, por ama Shqipëria punon dhe punët e Shqipërisë, në tërësi, janë në vijë”, deklaroi kryeministri.
Pra mashtrimet e njëpasnjëshme të tij për pasaportën Evropiane 2027, për integrimin 2030 duket se kanë marrë një goditje të madhe. Dhe fajtori i vetëm i kësaj katrahure ku gjendet Shqipëria është vetëm Edi Rama dhe sejmenët e tij, ca në burg e ca duke pritur radhës.
Ndërkohë mashtrimi i radhës ishte se integrimi nuk është bllokuar. Duke mos shpjeguar se pse nuk u miratua IBAR dhe pse 9 vende të BE tashmë e kanë shprehur haptas kundërshtinë e tyre për avancimin me procesin e integrimit me Shqipërinë. Problemi nuk ka se si të jetë opozita se vetëm fjalën ka në dorë. Problemi eshte tek Rama dhe partia shtet që ai drejton.
Rama: Është në vijë procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me negociatat që vazhdojnë dhe, në ndërkohë, gjithçka që thuhet kur vjen puna te negociatat lidhet me gënjeshtrën e madhe se: “ato janë bllokuar”, “ato janë ndaluar”, “ato janë penguar”, për arsye të mosarsyes së të gjithë atyre që synojnë ta pengojnë Shqipërinë për të luftuar qeverinë. E vërteta e thjeshtë është se kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë e përditë e përditë dhe, së shpejti, përsëri, siç kemi pasur në procesin e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë”./A.N/







