Reagimi i deputetit Flamur Noka: ‘Të vjedhësh pacientët është krim’, tha hajduti që i vjedh të gjithë shqiptarët

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në një reagim pas takimit të Edi Ramës në QSUT, shkruan se, hajduti që i vjen të gjithë, sulmon mjekët.

Reagimi i Flamur Nokës:

Kanceri i shtetit, hajduti që për të ardhur në pushtet premtonte shëndetësi falas, u zhdëp duke vjedhur nëpërmjet koncesioneve të check up-it, të sterilizimit dhe laboratorit të mbetjeve spitalore, aq sa luajti me jetët e shqiptarëve duke i ekspozuar para një sistemi tërësisht të korruptuar shëndetësor.

Një herë ia hodhi duke kriminalizuar Tixhen, e duke e kthyer në shënjestër të propagandës së tij mediatike, për të shpëtuar sojin e vet qeveritar, hajdutët si vetja.

‘Të vjedhësh pacientët është krim’, tha hajduti që i vjedh të gjithë, pacientë e jo pacientë, duke tentuar t’ua lërë në derë mjekëve faturën e korrupsionit të tij, me të cilën siguron paratë për të paguar propagandën e shëmtuar. Sistemin shëndetësor e shkatërruan koncensionet e tij. E shkatërroi ai me firmën e tij.

‘Ekspertë të huaj për t’i dhënë zgjidhje’, kërkon kryeministri më i paaftë i Europës, që s’mban përgjegjësi për qeverisjen e tij e për askënd nga të emëruarit e tij. Kjo nuk është çështje ekspertize e as mall vendi apo i huaj. Kjo është çështje e vullnetit politik, që o e ke o s’e ke. #Rama ka vullnet vetëm për vjedhur, prandaj kjo propagandë e sotme nuk ia lan fytyrën.

Publikuar nga Publik Media