Rebelët Houthi: Do nisim goditjet ndaj anijeve amerikane

Nëse SHBA sulmon Iranin

Rebelët Houthi kanë paralajmëruar se do të rinisin sulmet ndaj anijeve amerikane në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara i bashkohen sulmeve izraelite kundër Iranit.

Deklarata vjen në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme, ku përplasjet mes Iranit dhe Izraelit kanë rritur shqetësimet për përfshirje më të gjerë ushtarake në rajon.

Houthit, të mbështetur nga Irani, kanë ndërmarrë më parë sulme ndaj anijeve tregtare dhe ushtarake në këtë korridor të rëndësishëm detar, duke e justifikuar veprimin e tyre si mbështetje për palestinezët në Gaza.

Paralajmërimi i fundit shton frikën për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit dhe destabilitet në rrugët ndërkombëtare të transportit./ La Repubblica 

Publikuar nga Publik Media