5 firma ofruan ofertë më të ulët se fituesi
Blendi Gonxhja është rikthyer fuqishëm në organizimin e tenderave të denjë për SPAK. Pas një periudhe kohe i ndenjur disi në hije, me sa duket pa që SPAK e ka mendjen vetëm tek aftësitë seksuale të Safet Gjicit. Kaq u desh dhe Blendi i DPSHTRR-së, iu fut “vençe” tenderave me shumë lekë.

Sigurisht sa më i dyshimtë të jetë tenderi, aq më shumë miliona bëhen gonxhe në xhepat e Blendit. Por le ta shohim më konkretisht. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve te Transportit Rrugor Tiranë ka organizuar një tender me objekt: “Ndërtimi i godinës për DRSHTRR Dibër – Dega Burrel, kapanon për kontrollin fizik dhe teknik”.

Fondi limit i këtij tenderi me numër reference REF-66484-04-19-2023 është caktuar në vlerën 100,368,736 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.2 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Tani le të shohim dokumentacionin e këtij tenderi, në mënyrë që të kuptojmë se si i ka bërë “allishverishet” Blendi.

Vihet re se në garë kanë marrë pjesë 9 kompani dhe fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “AGRI CONSTRUCTION” e Petrit Patushit dhe “KACDEDJA” e Skënder Kacdedjas. Oferta e tyre ka qenë 95,183,874 lekë të reja pa TVSH ose gati 1.1 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Por shikohet se plot 5 firma kanë ofruar oferta më të ulëta, ku vlen të përmendet se njëra prej tyre ka ofruar deri në 200 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH, më pak. Kuptohet qartë që kjo nuk është aspak një diferencë e vogël dhe në rastin më të mirë kjo diferencë është humbje e pastër për shtetin dhe fitim i pastër për xhepat e Blendit me shokë.

Nga ana tjetër shikohet se vlera fituese është sa 95% e fondit limit, duke ngjallur dyshime të forta se Blendi ka bërë “gonxhe” një dorë të mirë milionash.
