Rikthehet tenderi i luleve 4.3 Miliard Lekë mbi zyrën e kryeministrit

Kopësht me lule mbi zyrën e Ramës , 4.3 MILIARD LEKË nga paratë e popullit  

Mbi zyrën e Edi Ramës po ngrihet ajo çfarë është e paqartë të përcaktohet por është quajtur deri më tani si instalacion dhe kushton mbi 4.3 Miliard Lekë. Tenderi i hapur nga Dritan Agolli i FZHSH u pezullua për njëfarë kohe por duket se ka nisur seriozisht punimet për një kopësht me lule në majë të ndërtesës nga e cila firmosen çudira.

Rama tha se nuk bëhet fjalë për një vepër arti dhe se nuk është bërë për të. Ai tha se bëhet fjalë për një atraksion që sjell më shumë njerëz. Ndër të tjera se shtoi se teoria “Që duhen ndalur investimet se kemi situatë krize është për të manipuluar njerëzit”.

“Nuk bëhet fjalë për një vepër arti. Është një projekt energjie të rinovueshme të kombinuar me një mikroklimë për mjediset e punës. Do jetë aty për vite të tëra, nuk është bërë për mua.

Teoria që duhen ndalur investimet se kemi situatë krize është për të manipuluar njerëzit, por nuk funksionon në këtë mënyrë. Këtu bëhet fjalë për të krijuar vende të reja pune dhe atraksione që sjellim më shumë njerëz dhe më shumë konsumatorë, duke pasur edhe më shumë të ardhura”,-deklaroi Rama një vit më parë.

Publikuar nga Publik Media