Rilindja e ekonomisë në një shifër

Klodian Tomorri

Tabela me poshte tregon mireqenien relative te shqiptareve ndaj mesatares se Bashkimit Europian. Burimi i te dhenave eshte Zyra Europiane e Statistikave, ndryshe Eurostat.

Treguesi eshte konsumi aktual individual sipas standardit te fuqise blerese. Ky eshte treguesi me i rendesishem per te krahasuar mireqenien mes dy popujve, edhe me i rendesishem se GDP per fryme.

Ne vitin 2005, shqiptari mesatar konsumonte te mira dhe sherbime sa 26 per qind e mesatares se BE-se.

Ne vitin 2013 shifra u rrit ne 37 per qind.

Ne vitin 2023, konsumi i shqiptarit mesatar ishte sa 41 per qind e europianit mesatar.

Pra ne 8 vitet e qeverise qe gremisi Shqiperine, mireqenia e shqiptareve u rrit me 11 pike perqindje me shume se ajo e qytetareve te BE-se. Konvergjence mesatarisht me 1.4 pike per qindje ne vit.

Ne 10 vitet e Rilindjes se arte te ekonomise, shtetit, artit, turizmit dhe kultures, mireqenia e shqiptarit mesatar u rrit gjithsej me 4 per qind ne raport me qytetarin mesatar te BE-se. Konvergjence mesatarisht 0.4 pike perqindje ne vit.

Ajo qeverisja e 2005-2013 e dogji Shqiperine. Por shqiptaret u pasuruan me 11 per qind ne raport me Bashkimin Europian. Kjo tjetra pas 2013-se e rilindi Shqiperine. Por shqiptaret i kane hipur breshkes se konvergjences se mireqenies.

Eh moj ekonomi si rilinde keshtu.

Publikuar nga Publik Media