Publik News Albania

Rinumërimi në Tiranë dhe Fier do të zgjasë deri në 20 ditë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, konfirmoi sot se procesi i rinumërimit të mbi 610 mijë votave në Tiranë dhe Fier do të përballohet pa kërkuar fonde shtesë nga buxheti i shtetit.

“Kemi kursyer ndjeshëm nga kontrata me ofruesin e shërbimit postar për votën nga jashtë për diasporën,” deklaroi Celibashi, duke shtuar se KQZ nuk do të kërkojë fonde të tjera për këtë fazë të procesit zgjedhor.

Ai zbuloi se shifra e kursyer nga kontrata me DHL është rreth 1.5 deri në 2 milionë euro.

Për të garantuar përmbylljen e rinumërimit brenda afateve, Celibashi njoftoi se gjithë administrata e KQZ-së do të jetë në punë pa ndërprerje, përfshirë edhe muajt korrik dhe gusht, ndërsa lejet vjetore të stafit janë anuluar.

Procesi pritet të zgjasë 18 deri në 20 ditë, pa llogaritur kohën për trajtimin e ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor.

“Të paktën edhe gjysma e parë e gushtit do na gjejë ende të angazhuar me zgjedhjet e 11 majit,” përfundoi Celibashi.

Recent Posts

  • Flash News

DHL kërkon 9.2 mln euro, KQZ refuzon pagesat pa transparencë

Skandali i faturës së votës së diasporës: KQZ refuzon të paguajë DHL-në pa transparencë Publik.al…

27 minutes ago
  • Flash News

Prokurori: Kopshtari nxori trupin e Prengës nga ‘Range Rover’

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit po vijon rigjykimi për kopshtarin e kompleksit…

1 hour ago
  • Flash News

Kosovë/Arrestohet nëna reperit Getoar Selimi

PRISHTINË- 3 zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës janë vendosur në pranga sot. Në…

1 hour ago
  • Bota

Indi, avioni humbi lartësinë vetëm pak momente pas ngritjes në ajër

VIDEO Një avion pasagjerësh me 244 persona në bord është rrëzuar në një zonë të…

2 hours ago
  • Reportazh

Rio, bariu nga India dhe kultura që po shuhet në malet e Kolonjës

REPORTAZH | PUBLIK.AL/Kristna Kokli Në një stan të vetmuar mes maleve të Kolonjës, larg botës…

3 hours ago
  • Flash News

Tiranë/ Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar i identifikuar si Fatbardh Mani është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi në…

4 hours ago