Nga Klodian Tomorri
Sjellja e Ristanjës së bashkisë që përdor makinat e shtetit për t’i bërë xhiro familjes me paratë e qytetarëve dhe pastaj ofendimi i gazetarëve që e zbuluan, është në fakt vetëm një pasqyrë e vogël e asaj që do të vijë në katër vitet e ardhshme.
Ajo e di se i takon të ketë makinat e shtetit dhe naftën e paguar nga qytetarët. Dhe në fakt ka të drejtë.
Këto zgjedhje, në finale, kanë prodhuar vetëm dy pasoja: E para, amnistuan të gjitha gjynahet e 12 viteve të shkuara. Dhe e dyta, dhanë mandat të pakufizuar plaçkitjeje.
Këta kanë marrë mandat për të plaçkitur dhunshëm këtë herë. Dhe plaçkitja do të jetë e tillë.
Shikoni vetëm aktet e ministrave ditët e fundit. Nga vërsulja kamikaze e Pirros tek pronat e ushtrisë, tek vilat qeveritare që u jepen deputetëve të maxhorancës.
Ministrat tani janë në garë kush firmos më shumë pisllëqe që t’i shërbejnë sa më mirë dhe t’i bien sa më shumë në sy Sulltan Padishahut, mos ky i mban akoma në shtator. Eh, ky vend nuk ka vuajtur kurrë për kamikazë.
Tani, për popullin. Populli i gjorë nuk e ka kuptuar akoma mirë se çfarë ka bërë. Por do ia dëgjojë krismën.
Nëse deri më tani, miletit i është lejuar të nxjerrë ndonjë rënkim të vogël kur e dhunonin, tani nuk do të lejojnë më as të rënkosh.
Kështu që: shëndet dhe b*thë të forta, thotë populli ynë me mençuri. Se do të ketë gazep të madh përpara.
Penallti e humbur, Manaj bën “mëkat”, dramë në fundin e pjesës së parë Përfundon me…
VIDEO Në kryeqytet nuk mungojnë tifozë të vegjël, të cilët kanë ardhur nga Durrësi për…
Associated Press| Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e planifikuar të luhet këtë të shtunë, ka…
Një nga burgjet dhe kampet më famëkeqe të diktarurës, Spaçi, është rikthyer në vëmendje gjatë…
Tragjedi në Pogradec: 20-vjeçari Guido Dervishllari i jep fund jetës Një ngjarje e rëndë…
VIDEO Vlorës i ka ecur më në fund! Me sukses të plotë është çelur sezoni…