Robert Aliaj për Përputhen: Atje vulgariteti ka kaluar çdolloj kriteri moral! Komentuesja: Në ‘Love Story’ protagonistët janë si kukulla

Opinionisti i emisionit “Love Story”, Robert Aliaj ka publikuar në Instagram një video-analizë, lidhur me emisionin ku ai bën pjesë.

Mirëpo nuk ka nguruar që të bëjë krahasime dhe paralelizma duke shigjetuar emisionet e tjera të konsideruara emisione dashurie.

“Për të gjithë adhuruesit e emisionit Love Story që kërkojnë një përgjigje, pse bëhet një emision me një tematikë të tillë, së nuk është një format televiziv banal, vulgar, siç mund të ketë në televizione të tjera, pa përmendur emra këtu kuptohet, ku vulgariteti ka kaluar çdo lloj kriteri moraliteti por dhe qoftë qytetarie, ku është bërë princip sensacioni dhe dëshira për të synuar audiencën”, thotë Robert Aliaj.

Më tej ai ka shpjeguar dhe esencën e emisionit “Love story’ apo qëllimin në vetevete, duke dhënë këshilla për të rinjtë dhe të rejat.

Publikuar nga Publik Media