Rrëfimi i Parashqevi Simakut: Zgjodha vetë të jetoj në rrugë!

E izoluar nga lajmet lidhur me Shqipërinë apo familjen, artistja shqiptare ka jetuar nga koha e pandemisë deri në fund të vitit të shkuar në rrugët e New York, në SHBA. Në rrëfimin e saj për “Opinion”, ajo tregon se kjo gjë ishte plotësisht zgjedhja e saj. Ajo tregon se nuk kishte frikë dhe se e shpenzonte kohën në telefon.

Jetoja më së shumti në Times Square. Ndonjëherë lëvizja lart e poshtë, kur ishte vapë vija tek lumi, natën pastaj shkoja prapë atje. Dola në rrugë këto katër vjet sepse s’kishte njeri të gjallë në New York, ishte bosh”, shprehet Simaku.

Artistja ka treguar se gjatë kësaj kohe të vështirë, ka lexuar të gjithë librat fetarë.

Çdo të premte në darkë duhet të shkoje të këndoje këngë për engjëjt, gjëja më e mrekullueshme që kam përjetuar ishte se burri me gruan nuk prekeshin, traditë e ortodoksëve hebrenj. Jetonin jetë të shenjtë. Sidomos gruaja nuk duhet të këndojë kurrë! Kisha për të ngrënë, për të pirë, s’më duheshin lekët. Çdo njeri hidhte para aty! Edhe sot e kësaj dite, mund të të tregoj qendrat për të studiuar, ngrënë, për punë. Falas! Vëllait i thashë nuk do u bëj dot telefon se do vazhdoj këto studimet”, tha Simaku.

S’kam marrë kurrë asnjë aspirinë”, tregoi ajo, duke shtuar se shumë njerëz e kanë ndihmuar.

Gazetari Fevziu e pyeti se kur do të vijë në Shqipëri, ndërsa Simaku u përgjigj shkurtimisht pa dhënë një kohë fikse për kthimin e saj në atdhe.

Fevziu: Do vish në Shqipëri?

Simaku: Kismet Zotit, ishalla!

Fevziu: Fiks si kavajse je përgjigjur.

Ishte dhjetor 2024, kur publiku shqiptar u trondit me mënyrën si Parashqevi Simaku “u rishfaq”. E pastrehë, që jetonte me ndihma vullnetare në rrugët e New York, ishte kjo gjendja e saj. Pavarësisht kësaj, e vetmja gjë që ajo nuk kishte humbur ishte mirësia në portret dhe buzëqeshja që e identifikon.

Pas disa peripecish, por edhe momenteve të shumëpritura për të, siç ishte takimi me djalin, ajo sot duket e qetë dhe në paqe me veten.

Publikuar nga Publik Media