Informacionet që kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale Telegram dhe Twitter mbi tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Egjipti janë përbërëse të një valë të re të dezinformacionit dhe fake news. Postimet të publikuara nga kanali “БУНТ је стање духа” në Telegram dhe llogaria “vale_iii” në Twitter, e cila nuk ofron asnjë burim zyrtar që e konfirmon pretendimin e tyre, kanë marrë një vëmendje të konsiderueshme, me mijëra shikime dhe pëlqime.
Pas hulumtimit të thellë nga ana jonë, nuk u gjend asnjë artikull ose burim i besueshëm që konfirmonte lajmet e pretenduara. Asnjë medie në gjuhën shqipe ose serbe nuk e ka ngritur këtë çështje. Lajmin e ka marrë të gatshëm dhe abc news mund të shihni te linku më poshtë:
Egjipti mund ta tërheqë njohjen e Kosovës
Përveç kësaj, një kërkim i hollësishëm në ueb-faqen zyrtare të qeverisë së Egjiptit nuk tregoi asnjë njoftim ose informacion që lidhet me një tërheqje të mundshme të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ky rast ilustron rrezikun e përhapjes së informacionit të rremë dhe dezinformacionit në epokën digjitale. Është e rëndësishme që publiku të mbetet i vëmendshëm ndaj burimeve të informacionit dhe të kërkojë konfirmim nga burimet zyrtare përpara se të besojnë ose të ndajnë lajme që mund të jenë jo të sakta ose të çorientuara. Ndërsa rrjetet sociale mund të jenë një mjet i fuqishëm për shpërndarjen e informacionit, ato gjithashtu mund të përhapin dezinformacion, duke rritur nevojën për kritikë dhe verifikim të hollësishëm të burimeve.