UKT nuk iu përgjigjet qytetarëve
VIDEO
Një grup prej 65 familjesh që jetojnë në pallatin pranë rrugës “Irfan Tërshana” në zonën e vilave gjermane të Tiranës po përjetojnë një situatë alarmante. Ata raportojnë se prej 10 ditësh janë bllokuar ujërat e zeza dhe mungon ndriçimi në rrugë. Edhe pse kanë bërë ankesa me shkrim te Ujësjellës Kanalizime Tiranë, banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet.
Në një denoncim të bërë nag banorët në video duket gjendja skandaloze si në xhungël. Banorët janë të shqetësuar dhe bërë me dije se kjo gjendje ka ndikuar negativisht në përditshmërinë e tyre. Ujërat e zeza janë përhapur në rrugë dhe mungesa e ndriçimit e bën që qytetarët të ndjehen të pa sigurtë në rrugët e tyre.
Banorët e kësaj zone kërkojnë ndihmën e autoriteteve lokale dhe i bëjnë thirrje Ujësjellësit Kanalizime Tiranë të adresojnë këtë problem me shpejtësi. Situata e krijuar është e vështirë për ta, sidomos për shkak të pranisë së fëmijëve të vegjël në familjet e tyre.
Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon të reklamojë Tiranën si një qytet të perfektuar me asfalte të reja dhe pemë të mbjella, situata e banorëve të rrugës “Irfan Tërshana” tregon se akoma ka sfida të mëdha që duhet adresuar për të siguruar kushte të përshtatshme jetese për të gjithë qytetarët.