RTSH përzë gjermanët dhe dorëzon rrjetin digjital 35MLM € një firme anonime

Pazari i kopsitur, firmoset në fshehtësi tenderi 9 milionë euro me afat 4-vjeçar

Skandali, RTSH përzë gjermanët dhe dorëzon rrjetin digjital te një firmë e panjohur pa eksperiencë, firmoset në fshehtësi tenderi 9 milionë euro me afat 4-vjeçar, si po rrënohet investimi 35 milionë euro

Skandali, RTSH përzë gjermanët dhe dorëzon rrjetin digjital te një firmë e panjohur pa eksperiencë, firmoset…

Rreth dhjetë vite më parë, një projekt strategjik i rëndësishëm për Shqipërinë u realizua me sukses: ndërtimi i rrjetit tokësor digjital DVB-T2 të RTSH-së, një prej më cilësorëve në Ballkan, i realizuar me teknologjinë e prodhuesit të njohur gjerman Rohde & Schëarz.  Ky rrjet i cili mbulon rreth 98% të territorit shqiptar u mirëmbajt me sukses për më shumë se një dekadë nga vetë prodhuesi, duke siguruar funksionim stabil dhe standarde të larta transmetimi. Pavarësisht kësaj, ky rrjet jetik për shërbimin publik duket se po shkon drejt rrënimit.

Gishti i akuzës bie mbi veprimtarinë e dyshimtë të ish-drejtoreshës së përgjithshme të RTSH-së, Aurora Polo, dhe stafit të saj ekonomik e juridik.  Burime të brendshme bëjnë me dije se gjatë ushtrimit të mandatit të saj, tenderimi për mirëmbajtjen e rrjetit u zhvillua nën kushte jo transparente dhe me shkelje të theksuara të kritereve profesionale dhe ligjore. Pra, në prag të largimit, Polo bën tender me afat 4 vjeçar! Madje, me një vlerë shumë të lartë. Më saktësisht, në dokumente shkruhet se fondi limit i gjithë procedurës është 907.816.536 lekë, ose nëse do ta konvertojmë në euro mbi 9 milionë euro.

Njoftimi i RTSH-së për hapjen e tenderit me vlerë 9 milionë euro për rrjetin e shpërndarjes

Si u përzunë gjermanët

Pavarësisht se partneri gjerman ofroi mbështetje edhe nëpërmjet përfaqësuesve lokalë për të minimizuar kostot dhe rreziqet, mungesa e pagesave, presionet e vazhdueshme dhe abuzimet e procedurave nga RTSH ndaj tyre, bënë që ekipi gjerman të tërhiqej. Ndërkohë, sipas verifikimeve, kompania e përzgjedhur në mënyrë të dyshimtë për mirëmbajtjen e rrjetit nuk ka asnjë përvojë në fushën e transmetimeve dhe as nuk e ka këtë aktivitet në objektin e saj të biznesit. Referuar të dhënave tashmë publike, ajo nuk përmbush asnjë kriter teknik apo profesional dhe nuk ka marrë asnjë autorizim apo trajnim nga prodhuesi për mirëmbajtjen e pajisjeve. Vetë stafi teknik i RTSH-së, në një përpjekje për të ruajtur integritetin dhe funksionalitetin e rrjetit, kundërshtoi përfshirjen e kësaj kompanie, duke kërkuar skualifikimin e saj.

Megjithatë, duket se procesi është shtyrë përpara pa transparencë nga disa zyrtarë të Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), pa asnjë analizë apo përgjegjësi për pasojat që mund të vijnë në rrjetin publik më të madh të vendit, me një vlerë që llogaritet në rreth 35 milionë euro. Në një kohë kur qytetarët e shumtë dërgojnë ankesa dhe pyetje për rrjetin e shërbimit publik, pyetja që lind është: Kujt t’i drejtohen? Por a mund të jetë kjo pjesë e një strategjie të heshtur për të çmontuar rrjetin publik dhe për ta lënë vendin pa një alternativë shtetërore në fushën e transmetimit?  Deri më tani, institucioni i RTSH-së nuk ka bërë transparencë lidhur me këtë çështje të rëndësishme për taksat e qytetarëve. Pra siç vihet re nga ky skandal klanet e drejtimit të RTSH-së, duket se i shërbejnë më shumë buxhetit dhe jo përmbajtës.

Asnjë prej drejtorëve të fundit nuk është kujdesur për programin televiziv, përmbajtën e tyre por për mënyrën se si t’i harxhojnë ato para’. Sipas dokumenteve, buxheti vjetor i Radio Televizionit Shqiptar është plot 28 milionë euro. Një shifër e frikshme për një televizion, por fryrja e kostove të tenderëve, marrja në punë e njerëzve dhe shpenzimet e tjera kanë sjellë këtë buxhet. Mësohet se, financimi nga buxheti i shtetit për vitin 2024 ka qenë 690 milionë lekë ose 7 milionë euro. 17 milionë euro u mblodhën nga taksa që paguan çdo familje në faturën e dritave. Ndërkohë, ky televizion prodhoi vetëm 331 milionë lekë, ose 3.3 milionë euro./Sot

Publikuar nga Publik Media