Një urë është shembur në rajonin e Bryansk të Rusisë, teksa poshtë saj po kalonte një tren pasagjerësh.
Rreth 31 persona janë plagosur, ndërsa shtatë prej tyre kanë vdekur, ndër ta tre fëmijë, raporton Ministria ruse e Shëndetësisë.
Ura ka zënë poshtë vagonin e një treni, ndërsa bilanci mund të rritet. Momentalisht nuk dyshohet për sabotim nga Ukraina.
Guvernatori i rajonit Bryansk raportoi se pesë persona të tjerë u dërguan për ndihmë mjekësore. Një fëmijë do të dërgohet në Moskë me ambulancë ajrore, shtoi kreu i rajonit.