Saga e gjakmarrjes mes fiseve Gjini dhe Kaza, 5 viktima në 3 dekada

Një vit më parë më 28 prill 2024 në Belgjikë, u vra Agustin Kaza, vëllai i Pjetër Kazës.

Pjetër Kaza, 57-vjeçari, i cili u ekzekutua sot (1 qershor) me armë zjarri brenda mjetit të tij, teksa po e parkonte në oborrin e banesës, dyshohet të jetë ekzekutuar për hakmarrje. Saga e gjakmarrjes mes fisve Kaza dhe Gjini nisi tre dekada më parë.

Më datë 7 Janar të vitit 1994, qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.

Në vitin 1997, Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994. Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale “vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “armëmbajtje pa leje”. Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.

Një vit më parë më 28 prill 2024 në Belgjikë, u vra Agustin Kaza, vëllai i Pjetër Kazës. 44-vjeçari shqiptar u qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit. Ai ndërroi jetë në spital, një javë më pas më 6 maj. Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin.

Pjetër Kaza, duket se është viktima e radhës nga gjakmarrja, duke e çuar në 5 numrin e persona që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes mes fiseve. Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Publikuar nga Publik Media