Më datë 7 Janar të vitit 1994, qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.
Në vitin 1997, Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994. Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale “vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “armëmbajtje pa leje”. Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.
Një vit më parë më 28 prill 2024 në Belgjikë, u vra Agustin Kaza, vëllai i Pjetër Kazës. 44-vjeçari shqiptar u qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit. Ai ndërroi jetë në spital, një javë më pas më 6 maj. Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin.
Pjetër Kaza, duket se është viktima e radhës nga gjakmarrja, duke e çuar në 5 numrin e persona që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes mes fiseve. Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.
Ndërhyrjet restauruese në funksion të një filmi artistik në godinat gjysmë të rrënuara të ish-burgut…
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) i ka kërkuar KQZ-së për verifikim të…
Ditën e sotme në Turqi u mbajt takimi i dytë negociues për arritje e një…
Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj, ka paditur Komisionin Qendror të…
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, do të vazhdojë të qëndrojë në burg,…
Para sfidës së Serbisë me Shqipërinë, trajneri Dragan Stojkoviç është në qendër të kritikave për…