Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ 1500 forca policie në terren

1500 punonjës policie nga të gjitha strukturat që përfshijnë Antiterrorin, policinë rrugore, të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë bashkiake të Tiranës do të jenë në terren për mbarëvajtjen e samitit. Përgjatë perimetrit të sheshit “Skënderbej” rreth 600 efektivë policie do të ruajnë delegacionet e nivelit të lartë të lidërve evropianë.

Garda dhe SHISH do të ketë agjentë të shumtë për të vëzhguar përveç terrenit edhe rrjetet sociale, nëse do ketë thirrje për destabilitet. Po ashtu në të gjitha pikat kufitare janë dërguar të gjitha fotot e personave që dyshohet se kanë prirje ekstremiste të mos lejohen të futen në vendin tonë. Sa i përket sigurisë së personaliteteve në vendin tonë ndodhen edhe ekspertë të huaj të cilët kanë asistuar ndihmën e tyre në shoqërimin me eksortë të personaliteteve të huaja nga Rinasi deri në zonën e sheshit ku do mbahet samiti.

Publikuar nga Publik Media